Rikthimi i studentëve në auditore/ Boçi: Plani i ri në kundërshtim me të vjetrin. Njëri Ramë i bie gozhdës, tjetri i bie patkoit

325
Sigal

Ish-deputeti, Luciano Boçi, e ka cilësuar si qesharak planin e Ramës për të kthyer një pjesë të studentëve në auditore në qershor.

Ku ky plan, si plan i ri nuk përputhet me planin e vjetër, në të cilin nuk parashikohej asgjë për studentët dhe ka pengesa serioze për jetën universitare.

“Rama nëpërmjet Besës “zbuloi” sot një plan tjetër hapje të jetës sociale.

U njoftua se një pjesë e studentëve do të rikthehen në auditore në qershor.

Si gjithmonë duke bërë lëmsh gjithçka tjetër.

Por, ky plan i ri nuk përputhet me planin e vjetër, në të cilin nuk parashikohej asgjë për studentët dhe ka pengesa serioze për jetën universitare.

Aq më tepër që Universitet nuk janë si shkollat e mesme dhe funksionojnë përtej territorit.

Kjo kërkon që të miratohet së pari lëvizja midis qyteteve, bashkive e prefekturave.

Pa pasur të miratuar një lëvizje të tillë, si mund të arrihet Tirana, kur dhe dje Rama e ritheksoi atë si zonë të kuqe?!!!

Ende pa pasur një testim masiv, si mundet studentët që vijnë nga qytete të ndryshme, të kuqe apo të gjelbërta, të mund të ribashkohen në konvikte?!!!

Rikthimi i studentëve nga ana tjetër kërkon rikthimin e të gjitha shërbimeve të tjera, që lidhem me jetën e tyre.

Për këto ende s’ka data”,-është shprehur ish-deputeti.