Si Rusia i shkëputi internetin Ukrainës dhe disa vendeve të BE?

146
Sigal

Zyrtarë të inteligjencës në SHBA, Britani, Kanada dhe BE janë të bindur se Rusia fshihej pas sulmit masiv kibernetik në ditët e para të nisjes së luftës, që nxorri mijëra modeme jashtë funksionit duke lënë miliona njerëz pa internet.

Sulmi ndaj satelitit Viasat’s (VSAT.O) KA-SAT ndodhi disa ditë pasi trupat ruse hynë në Ukrainë dhe sipas sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken ai kishte si qëllim të ndërpriste komunikimin e komandës ukrainase gjatë “operacionit special”.

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss e quajti sulmin ndaj internetit satelitor të qëllimshëm dhe keqdashës ndërsa Këshilli i BE tha se ai shkaktoi ndërprerje komunikimi pa dallim në Ukrainë dhe disa vende anëtare të BE-së.

Ndërprerja e Viasat mbetet sulmi kibernetik më i dukshëm publik i kryer që nga pushtimi rus i Ukrainës, pjesërisht për shkak se ai kishte pasoja të menjëhershme për përdoruesit e internetit satelitor në të gjithë Evropën dhe për shkak se modemet e gjymtuar shpesh duhej të zëvendësoheshin manualisht.