Berisha: Alibeaj pushon së qeni kryetar i grupit parlamentar

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi nga selia blu se deputeti Enkelejd Alibeaj, me padinë që i bëri Partisë Demokratike për vendimin e 25 marsit, pushon së qeni kryetar i grupit parlamentar.

“Me vendimin për të paditur Partinë Demokratike, për mua ai pushon së qeni kryetar i grupit parlamentar. nuk është fjala për mendim,por për veprim. Veprimi është shumë i gabuyar. Nuk ka asnjë bazë. Do të thotë të frenosh një proces që s’ka dyshim asnjë shqiptar. Nuk ka asnjë tagër. Ai e konsideron veten kreytar i PD, në një kohë kur ai nuk ka asnjë funksion të tillë”. 

NOA

Vijon...