Nishani liron nga detyra 3 gjeneralë të Forcave të Armatosura

416
Sigal

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar lirimin nga detyra të tre gjeneralëve të lartë në radhët e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Sipas njoftimin zyrtar në faqen e presidencës, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka dekretuar lirimin nga detyra tre gjeneralët e Forcave të Armatosura, të tre dekretet mbajnë datën 21 maj 2013. “Në mbështetje të neneve përkatëse të Kushtetutës “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Presidenti dekretoi: Lirimin nga detyra të Gjeneral Brigade Sandër Lleshit, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Abaz Lleshi, Komandanti i Brigadës së Mbështetjes Rajonale si dhe Komandantit të Forcës Ajrore dhe daljen në lirim, Gjeneral Brigade Dhori Spirollari.