Prof. Zamira Çavo: Kemi një politikë që diskursin e saj e mbështet në dhunë verbale

A e dini që brezit të ri as që i bëhet vonë për politikën e ditës? Sigurisht me përjashtim te disave që e mendojnë si biznes të mirë. Ama shumica as që do tja dijë. Madje as për historinë e gjeografine, as për letërsine… Mund të duket absurde por të pyesësh nxenës adoleshentë se cili është Naim Frasheri apo të thonë ndonjë vepër të Ismail Kadares,as mos e mendoni se do merrni pergjigje..! Harrojeni!

Po rrisim një brez adoleshentësh të dhunshëm verbalisht por edhe fizikisht. E për këtë fajin e kanë sa platformat digjitale aq edhe politika irracionale! Kemi një brez prindërish që rrinë vetë me shume në rrjetet sociale se sa femijet e tyre e që bëhen gati qesharake me ato cka shkruajne apo postojnë. Kemi një shkollë që ka harruar misionin e saj dhe një shoqëri që bëhet gjithnjë e më shumë indiferente…Kemi një politikë që diskursin e saj e mbështet ose në dhune verbale ose ne karagjozllëqe vulgare…

Sigal

Si i behet? Çdo problem e ka një zgjidhje. Vetëm se zgjidhja nuk është ti hidhemi në fyt njeri tjetrit!