Hyqmet Zane: Ndryshimi në sjellje i një Presidenti dhe një Kryeministri me median dhe në media

374
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Është bërë e padurueshme sjellja kryeministrore e Edi Ramës përballë medias dhe me gazetarët. Fyerjet e mediave deri në shprehjen “kazan” dhe thëniet ndaj gazetarëve nga më të papranueshmet kohë pas kohe, deri tek heqja e mikrofonit dhe të drejtës së fjalës të gazetarëve, janë një shkelje flagrante e të lirisë së fjalës dhe një lloj bullizmi skandaloz. Nëse publikisht është dënuar sjellja e një dhune psikologjike ose fizike e ushtruar vazhdimisht nga një grup individësh kundrejt një individi tjetër që quhet bulizëm, në rastin tonë kemi dhunën në mjediset publike dhe mediatike shkelje të të drejtave të gazetarëve që hapur flet për një shkelje flagrante  të lirisë në media dhe opinionit të pavarur. Asnjë shtet nuk mund të arrijë një edukim cilësor gjithëpërfshirës dhe të barabartë, nëse mediat dhe gazetarët përjetojnë dhunë apo bullizëm në mediat publike dhe private nga një kryeministër që për inatet e tij personale, manifeston sjellje që lënë për të dëshiruar dhe të papranueshme që i duhet thënë ndal dhe mjaft me këto sjellje fyese ndaj gjithkujt që nuk është dakord me sjelljet dhe veprimet e një kryeministri.

U bë publike opinioni fyes dhe nga më ofendueset për politikanë dhe kandidatë për deputet të opozitës nga kryetari i PS që në formën e një monologu aktorial la nam me mënyrën se si u prezantua dhe u shfaq a thua se po luante në ndonjë skenë teatrale me një aktrim që veç në ndonjë skenë estrade mund të përdorej. Kush e dëgjoi kryeministrin e vendit tonë dhe nuk u habit dhe nuk shrpehu mospajtim me sjelljen e tij bulliste që e ka përdorur shpesh edhe në Parlament dhe në media. Pyetja e parë që lind përse një gjë e tillë, ku u ndje keq kryeministri që nuk la fjalë pa thënë deri edhe Presidentin që është simbol i kombit dhe njeriu garant i Kushtetutës së Republikës. Kur kështu kryeministri bën ndaj Presidentit, pale të mendosh se çfarë mund të pësojë një njeri i thjeshtë nga dhuna psikologjike dhe fyerja e kryeministrit që në vend të prezantojë program ekonomik dhe të mendojë për të mirën e popullit, merret me personin njeri kandidat apo me gazetarët e gazetaret, me mediat duke mos lënë llaf pa thënë për turp të Zotit.

Pati edhe reagime nga të lakuarit, por unë do të doja të sillja në vëmendje të opinionit sjelljen e Presidentit Amerikan John F. Kennedy me shtypin në fjalimin e mbajtur para Shoqatës Amerikane të Botuesve të Gazetave, më 27 prill 1961 në Hotel Ëaldorf-Astoria, qyteti i Nju Jorkut. Thjeshtësia dhe korrektesa, maturia dhe serioziteti të bëjnë të krijosh një perceptim pozitiv për autoritetin e një Presidenti. Si pjesë e medias jam mahnitur me sjelljen e një Presidenti tipik i një shteti të madh dhe që si burrë shteti di të thotë të vërtetën pa fyerje dhe sharje të tipit kryeministri shqiptar.“Ju mbani përgjegjësi të rënda këto ditë dhe në një artikull që kam lexuar disa kohë më parë më kujtoi se si veçanërisht e rëndë është barra e ngjarjeve të sotme që mbani mbi profesionin tuaj”, shprehet Kenedy. Dhe më tej ai rrëfen se si Karl Marksi u bë një krijues dhe përhapës i doktrinës antidemokratike, kur me një kulturë të lartë dhe pa asnjë fyerje u shpjegon gzetarëve “Ju mund të mbani mend se në 1851 Nju York Herald Tribune nën sponsorimin dhe publikimin e Horace Greeley, i punësuar si korrespondent i saj në Londër ishte një gazetar i panjohur me emrin Karl Marksit. Ne na është thënë se korrespondenti i jashtëm Marks, gur i thyer, dhe me një familje të sëmurë dhe të paushqyer, vazhdimisht i bënte thirrje Greeley dhe menaxhuesit të editorëve Charles Dana për një rritje në pagën e tij bujar prej 5 dollarësh në këste, një page, të cilën ai dhe Engelsi në mënyrë të pakëndshme e kishin etiketuar si “e keqja më e vogël e mashtrimit borgjez. Por, kur të gjitha ankesat e tij financiare u refuzuan, Marksi shikoi rreth e rrotull për mjete të tjera të jetesës dhe famë, përfundimisht ndërprerjen e marrëdhënien e tij me Tribune dhe filloi t’ia kushtonte talentet e tij me kohë të plotë për çështjen që do t’ia linte trashëgim botës, fara e Leninizmit, Stalinizmit, revolucioni dhe lufta e ftohtë.

Në qoftë se vetëm kjo gazetë kapitaliste e Nju Jorkut do ta kishte trajtuar atë me më shumë mirësi; në qoftë se vetëm Marksi do kishte mbetur një korrespondent i huaj, historia mund të kishte qenë ndryshe. Dhe unë shpresoj se të gjithë botuesit do ta mbajnë mend këtë mësim herën tjetër që ata do të marrin një apel për goditjen e varfërisë për një rritje të vogël në llogarinë e shpenzimeve nga një njeri i errët e i panjohur i gazetës. Unë kam zgjedhur si titull të vërejtjeve të mia sonte “Presidenti dhe shtypi.” Disa mund të sugjerojnë se kjo do të jetë më e natyrshme të formulohej “Presidenti kundrejt ose para shtypit.” Por ato nuk janë ndjenjat e mia sonte.

Është e vërtetë, megjithatë, se kur një diplomat i njohur nga një vend tjetër ka kërkuar kohët e fundit se Departamenti i Shtetit tonë i hedhin poshtë sulmet e caktuara të gazetave mbi kolegun e tij ishte e panevojshme për ne që të përgjigjen se kjo administratë nuk ishte përgjegjës për shtypin, sepse shtypi kishte tashmë e bëri të qartë se ai nuk ishte përgjegjës për këtë Administratë. Megjithatë, qëllimi im këtu sonte nuk është për të ofruar sulmin e zakonshëm në të ashtuquajturin një shtyp të partisë. Në të kundërtën, në muajt e fundit kam dëgjuar rrallë ndonjë ankesë rreth animit politik në shtyp. As nuk është sonte me qëllim për të diskutuar apo mbrojtur televising e konferencave për shtyp presidenciale. Unë mendoj se është shumë e dobishme që të ketë disa 20.000.000 amerikanë rregullisht ulen në këto konferenca për të vëzhguar, në qoftë se unë mund të them kështu, mahnitës, inteligjent dhe cilësitë sjellshëm shfaqet nga korrespondentët tuaj.

As, më në fund, janë këto vërejtje për qëllim për të shqyrtuar shkallën e duhur të privatësisë të cilat shtypi duhet të lejojë për çdo President dhe familjen e tij”.

Është i gjatë fjalimi i Presidentit amerikan, por kjo nuk i ka arritur kryeministrit tonë në kohë që të dijë se sjelljet e tij janë një kërcënim për demokracinë dhe të ardhmen e vendit të tij, është kërcënim për brezat se ai ka lindur një sjellje diktatoriale dhe perverse pa asnjë etikë dhe që meriton përbuzje për të mos e lejuar të bëhet pjesë e ambienteve mediatike dhe një shans për ta larguar me votë një njeri që në vend të PS do t’i duhet të krijojë ndonjë “parti” me njerëz si vetja që të bëhet i dallueshëm nga shqiptarët si e keqja që nuk duhet mbështetur e as përkrahur, se çdo sjellje e kundërt do të bëhet një e keqe fatale për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk dua të bëj filozofin, por t’i referohem një Presidenti Amerikan si Kennedy, kjo është detyrë e medias dhe e gazetarëve, por më shumë se kujtdo tjetër edhe e kryetarit të qeverisë që të mos shkallmojë bazat e demokracisë dhe të mos shkelë rregullat e sjelljes etike dhe për të garantuar sigurinë e punës së trupës mediatike si një media e lirë dhe pa e paragjykuar atë. Kur dëgjon Edi Ramën se si i lakon dhe i përflet të gjithë, mendja të shkon se një njeri i tillë me një drejtësi të pavarur e të pandikuar, do të duhej ta merrte të pandehur kryeministrin për shantazh dhe kërcënim, për fyerje dhe “genocid” ndaj medias dhe gazetarëve.