Vrasja e Behar Sofisë, një i ndaluar në Greqi, policia shqiptare nuk jep informacione

302
Sigal

Një 23-vjeçar i arrestuar në Greqi i është dorëzuar autoriteteve shqiptare sot në mesditë i dyshuar si autor i vrasjes së Behar Sofisë.

Burimet thonë se i riu dyshohet të jetë autor i ngjarjes të rëndë të ndodhur në qendër të Tiranës, pak ditë më parë.

Por këto dyshime janë ende shumë paraprake, pohoi një burim pranë Interpol, që preferoi të qëndrojë anonim.

Në polici është shoqëruar vëllai i tij binjak.

I riu është nga zona e Brrylit në Tiranë, por identiteti i tij nuk është zbardhur për arsye hetimore.

Ende nuk dihet se pse policia nuk ka dhënë informacione në lidhje me këtë ndalim.

Policia pretendon se ka gjetur prova në kodrat e liqenit, që lidhin të ndaluarin, si person i dyshuar për vrasjen.