Anëtarë të komisionit të vetingut, fillimisht të KPK dhe tashmë edhe me përfundimin një pjesë të KPA me postet më të rëndësishme politike, administrative, gjyqësore përbën një ngjarje të rëndë dhe tronditëse, pasi madje edhe knadidatë për deputetë, përfaqësues të një force të caktuar politike rënon të gjithë skemën mbi të cilën u ngrit vetingu. Ku persona të cilët kanë dhën vendime për vettingun tregon që kanë qenë politikisht të kapur dhe se vendimmarrje e tyre ishte tërësisht politike. Kjo është një kasus jo i vogël për të gjithë personat që u ndëshkuan padrejtësisht dhe politikisht dhe që u jep mundësi atyre që nëpërmjet Gjykatës së Strasburgut të fitojë një të drejtë të pamohueshme. Se vetëm ky fakt mjafton që ky komisioner që është sjellë si i paanshëm para 2 muajsh , sot figuron në listat për kandidat për deputet të një force të caktuar politike rrëzon alibinë që kemi drejtësi të pavarur.
Av. Eduard Halimi analizon: Kur trupa që shkarkon gjyqtarë dhe prokurorë për “mungesë integriteti” përfundon me anëtarë të emëruar si deputetë apo këshilltarë të lartë politikë – dhe një tjetër dënohet me vendim penal të formës së prerë – a ngrihen pikëpyetje mbi standardet e pavarsisë dhe paanshmërisë së proçesi?
Dhe më tej: a kanë magjistratët e prekur të drejtë të pretendojnë shkelje të nenit 6(1) të KEDNJ para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut? (Nën dritën e emërimeve të fundit 2025) Ndërsa procesi i vetingut në Shqipëri i afrohet fundit, është momenti për një reflektim të thelluar mbi legjitimitetin e trupave që kanë marrë vendime me ndikim të pakthyeshëm në karrierat e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Dihet publikisht se anëtarë të trupës së rivlerësimit kanë pasur:
- lidhje të drejtpërdrejta familjare me zyrtarë të lartë të qeverisë,
- përfshirje në lista të mbyllura partiake për pozicione politike,
- funksione të larta në administratën qendrore, përfshirë në Kryeministri, pas përfundimit të mandatit.
Në emërimet më të fundit, një ish-anëtar i trupës është emëruar deputet nga Kryeministri, ndërsa një tjetër këshilltare e lartë pranë tij. Ndërkohë, një tjetër anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) është dënuar me vendim penal të formës së prerë, (pas atij më parë) çka e forcon më tej shqetësimin mbi integritetin e strukturave të përkohshme të vetingut. Media ka dokumentuar gjithashtu rastet e trajtimit hapur selektiv të subjekteve të rivlerësimit, duke ngritur dyshime serioze mbi barazinë dhe standardet e paanshmërisë. Në këtë kontekst, sjell në vëmendje edhe çështjen Cani v. Albania, të cilën e ndoqa personalisht para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ). Ky rast konfirmoi rëndësinë e garancive procedurale dhe standartet e një proçesi të rregullt ligjor! Në dritën e jurisprudencës së konsoliduar të GJEDNJ-së – veçanërisht në çështjen Ástráðsson v. Iceland [GC] – shtrohet pyetja:
A mund të konsiderohen vendimet e marra nga këto trupa si vendime të një “gjykate të krijuar me ligj”, në kuptimin e nenit 6(1) të KEDNJ?
A përbëjnë këto rrethana një bazë të qëndrueshme për pretendime shtesë që mund të përparojnë në Strasburg nga magjistratë të shkarkuar përmes një procesi të cenuar nga ekspozimi politik dhe mungesa e pavarësisë? Ftoj kolegët – juristë, magjistratë, avokatë, akademikë – të ndajnë mendimet dhe analizat e tyre mbi këtë çështje me rëndësi themelore për një reformë të avancuar në drejtësi !