Çfarë ka ndodhur me bisedimet për paqe mes Ukrainës dhe Kievit? Flet negociatori i Kievit

Një anëtar i delegacionit ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se negociatat me rusët ishin shumë të vështira, por ato po vazhdonin, raporton Reuters.

Podolyak shtoi se Rusia po përpiqej të ushtronte presion mbi bisedimet me deklaratat e saj publike dhe se negociatat po vazhdonin në nivelin e nëngrupeve të punës.

NOA

Komentet e tij erdhën pasi presidenti rus, Vladimir Putin, më herët tha se bisedimet e paqes me Ukrainën ishin në një “fund qorre”.