”Berati lan me acid mavin e Rilindjes”, Maliqi: Mbi 90 mandate shkojnë për Opozitën e Bashkuar

206
Sigal

Kandidati për deputet i LSI-së, Lefter Maliqi thotë se Berati do të lajë me acid mavin e Rilindjes. Gjatë një takimi me qytetarët, Maliqi thekson edhe se janë mbi 90 mandate që shkojnë për opozitën e bashkuar.


Postimi i plotë i Lefter Maliqit: 

Rilindja është në 5 ditet e fundit të saj. Edhe 5 ditë na ndajnë nga 25 Prilli që do rishkruajë historinë e Shqipërisë. Të gjithë jemi bashkë, populli kërkon ndryshimin e madh dhe do votojë për LSI-në dhe opozitën e bashkuar si asnjëherë më parë. Berati lan me acid mavin e Rilindjes më 25 Prill dhe ngjyros Shqiperine me ngjyren e flamurit. 3 mandate në Berat dhe mbi 90 mandate në të gjithë vendin shkojnë për opozitën e bashkuar. Fitorja plebishitare është më afër se kurrë.