Hyri në zyrën e PD dhe qëlloi me armë 27 vjeçarin, policia zbardh ngjarjen në Kavajë

286
Sigal

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë në Kavajë ku mbeti i plagosur një 27 vjeçar, simpatizant i PD-së.

Policia njofton se ka identifikuar si autor të ngjarjes shtetasin Ndriçim Jonuzi. Ky i fundit, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka hyrë në ambientet e brendshme të zyrës elektorale të PD dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë Bledar Okshtunin, 27 vjeç.

Pas ngjarjes së rëndë, drejt Kavajës është nisur edhe Lulzim Basha.


Njoftimi i Policisë:

Plagosi me armë zjarri 27 vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.