“Shqipëria ka prekur fundin”, Spahiu: 25 prilli, goditje për këtë sistem fuksash e spiunësh

220
Sigal

Nisur nga denoncimi i sipërmarrësit të agjencisë turistike se prej kohësh gjobitej nga institucionet e sistemit të fuksave dhe patronazhistëve, për kreun e LSI-së së Tiranës, Përparim Spahiu tregon se Shqipëria ka tregur fundin.

“”Patronazhistat ju njohin mirë” u tha dje shqiptarëve ky arrogant. Prandaj 25 prilli duhet të jetë edhe një goditje për këtë sistem fuksash e spiunësh”,-shkruan Spahiu në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale.

 

Postimi i tij i plotë:

SISTEMI I FUKSAVE PËRBALLË SHQIPTARËVE! Shqipëria ka prekur fundin!

Denoncimi i sipërmarrësit të agjencisë turistike se prej kohësh gjobitej nga institucionet e sistemit të fuksave dhe patronazhistëve ka shokuar opinionin publik. Sipërmarrësi zbuloi një skemë fashiste të shantazhit që drejtohet nga maja e piramidës Edi Rama e duke kaluar te drejtorët bajonetë, dhe deri në pikën fundore, patronazhistët spiunë.

Këtij sipërmarrësi i janë faturuar miliona gjoba vetëm se në fb e tij ka publikuar partinë kundërshtare të Edi Ramës. Sot shqiptarët po jetojnë në terror dhe frikë.

Patronazhisti të përndjek, të regjistron çfarë flet, të fotografon facebook-un, qendrimet e tua, dhe nëse ti kritikon sistemin, kempi i invalidit të ndërpritet, partia të heq nga puna, taksidari të gjobit, biznesi të mbyllet, pensioni i prindërve ndërpritet, të heqin fëmijën nga kopshti, të heqin nga skema e ndihmës ekononike, e ç’të ketë në dorë pushteti, ti e ke kundër.

Shqipëria është në alarm, një sistem spiunësh është ngritur. Edi Rama nuk tërhiqet dhe më keq akoma, kërcënon shqiptarët që të bëjnë kujdes. “Patronazhistat ju njohin mirë” u tha dje shqiptarëve ky arrogant. Prandaj 25 prilli duhet të jetë edhe një goditje për këtë sistem fuksash e spiunësh!