Plagosja në zyrat e PD, Presidenti Meta niset drejt Kavajës: Qytetarët të ruajnë qetësinë. Mos u provokoni para referendumit

197
Sigal

Tedi Blushi, Zëdhënësi i Presidenti të Republikës, ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku ka mbetur i plagosur një i ri në zyrat elektorale të PD.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Blushi bën me dije se kreu i shtetit ka ftuar qytetarët që të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë.

Për shkak se aktualisht, Kreu i Shtetit ndodhet në Elbasan, në një iftar të organizuar nën kujdesin e Tij, me klerikët lokalë të pesë komuniteteve fetare, ku janë të ftuar edhe personalitete të nderuara të qytetarisë elbasanase, si dhe për shkak të një interviste të planifikuar më herët në TV “Skampa”, bëj me dije se menjëherë pas saj, Presidenti Meta do të niset urgjentisht drejt Kavajës.

Kreu i Shtetit i fton qytetarët e Kavajës të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë në këto ditë të fundit para Referendumit të Ndryshimit të Madh të 25 Prillit”,- shkruan Tedi Blushi.