Bashkimi i opozitës/ Edhe aleatët braktisin Bashën, deputetët Mediu, Duka, Shehi, Dule i përgjigjen ftesës së Bardhit. Ja lista e plotë

50
Sigal

40 deputetë të dalë nga lista e koalicionit opozitar të 25 prillit 2021 do të jenë të pranishëm në takimin e thirrur nga Gazment Bardhi. Kjo është hera e parë pas shumë muajsh që një grup kaq i madh deputetësh të PD bëhen bashkë. Lulzim Basha dhe deputetët e tij nuk do të marrin pjesë në takim, duke iu referuar deklaratës që Basha bëri këtë të hënë në Kuvend.

Ajo që bie ne sy është fakti se në këtë takim do të jenë edhe aleatët e PD-së, Mediu, Duka, Shehi, Dule, ndërsa nuk është përgjigjur nëse do jete në këtë takim Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda.

Basha dhe Bardhi, të ulur pranë njëri tjetrit, nisën një debat të fortë verbal jashtë mikrofonave. Më herët, jashtë Kuvendit, Bardhi kishte ironizuar vetëshpalljen e Bashës si kryetar i grupit parlamentar të opozitës. “Basha do duhet të fitojë besimin e 18 kolegëve, vota e 19 pro tij do të jetë e Gazment Bardhit.”,- tha ai.

Jashtë seancës, për mediat, Berisha konfirmoi pranimin e ftesës së Gazment Bardhit për një takim të të gjithë deputetëve të opozitës nëser pasdite. “Po do të marrim pjesë. Ne shkojmë aty dhe do të marrim pjesë. Edhe ftesën e konsiderojmë hap pozitiv dhe ne do të marrim pjesë”, -tha Berisha.

Kjo lëvizje e Bardhit dhe Berishës krijon formacionin më të madh të opozitës që pas konflikit të madh të saj të brendshëm. Kështu, me deputetët mbështetës, Bardhi dhe Berisha, së bashku me disa aleatë, do të kenë afërisht 40 deputetë në krahun e tyre. Ende nuk ka detaje për mënyrën e organizimit, por mësohet se në krye të deputetëve do të qendrojë Gazment Bardhi, ndërsa Berisha do të domijë sërish politikisht këtë lëvizje, e cila nën kushtet kur vula e PD i mbetet Bashës, do të duhet të marrë një emër të ri.

Do marrin pjesë në takimin e thirrur nga Gazment Bardhi:

  1. Gazment Bardhi
  2. Ervin Salianji
  3. Ferdinand Xhaferraj (e konsideron aktivitet opozitar)
  4. Agron Gjekmarkaj
  5. Sali Berisha
  6. Flamur Noka
  7. Edi Paloka
  8. Albana Vokshi
  9. Luan Baci
  10. Oerd Bylykbashi
  11. Tomorr Alizoti
  12. Tritan Shehu
  13. Edmond Spaho
  14. Elda Hoti
  15. Asllan Dogjani
  16. Sorina Koti
  17. Lindita Metaliaj
  18. Greta Bardeli
  19. Kasem Mahmutaj
  20. Ina Zhupa
  21. Kastriot Piroli
  22. Isuf Celaj
  23. Ludovik Hasani
  24. Bujar Leskaj
  25. Saimir Korreshi
  26. Dhurata Çupi
  27. Jorida Tabaku
  28. Xhelal Mziu
  29. Dashnor Sula
  30. Lefter Gështenja
  31. Qani Xhafa
  32. Zheni Gjergji
  33. Bledion Nallbati
  34. Flamur Hoxha
  35. Helidon Bushati
  36. Dashamir Shehi
  37. Fatmir Mediu
  38. Agron Duka
  39. Vangjel Dule
  40. Ramdan Likaj

Deputetet të cilët nuk janë përgjigjur

  1. Oriela Nebiaj
  2. Agron Shehaj
  3. Emilja Koliqi
  4. Mesila Doda
  5. Shpëtim Idrizi
  6. Nustret Avdullai
  7. Gëzim Ademi

Do të mungojë:

Ilda Dhori (Do të mungojë për shkaqe personale. Është dakord me mbledhjen)

Deputet i pavarur

  1. Petrit Doda

Deputetët e pozicionuar me Lulzim Bashën

  1. Lulzim Basha
  2. Oriola Pampuri
  3. Andia Ulliri
  4. Merita Bakiu
  5. Kreshnik Çollaku
  6. Flutura Açka
  7. Enkelejd Alibeaj
  8. Eralda Bano
  9. Arbi Agalliu
  10. Selaudin Jakupllari