PS i hap derën SPAK për Xhaçkën dhe Krifcën, emrat e rinj në parti dhe qeveri

Asambleja/ E paralajmëruar dhe përcaktuar para pushimeve verore, shtatori nisi për socialistët me dryshimet e shumëprituara në qeveri dhe zëvendësimet në parti. Kryeministri Rama finalizon 6 ndryshimet në kabinet duke i lënë të gjithë hapsirën e nevojshme SPAK-ut për arrestimin e Xhaçkës dhe Krifcës si dhe emërimin paraprak të 6 sekretarëve të cilët do të marrin edhe votbesimin e Kongresit më të afërm

Ka përfunduar mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste. Siç edhe u paralajmërua, u zbuluan edhe ndryshimet në qeveri nga kryeministri Rama, në përfundim të fjalës së tij.

Sigal

Në kabinetin qeveritar tashmë duket se ka disa emra të rinj. Edi Rama ka shkarkuar Olta Xhaçkën nga kabineti i tij qeveritar, duke e larguar nga detyra e ministres së Jashtme. Në këtë mënyrë Rama i hap derën SPAK-ut, i cili prej kohësh ka nisur një hetim ndaj Xhaçkës në lidhje me procesin e privatizimit të pronave të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe më konkretisht bazës detare të “Limonit” në Sarandë.

E veçanta e ndryshimeve të Ramës është krijimi i një ministrie të re, e cila është ajo e pushtetit vendor, që do të kryesohet nga zëvendësi i Erion Veliajt në Bashki, Arbian Mazniku.

Rama zbulon propozimet për ndryshimet në qeveri:

Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete
Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani
Ministre e Sportit dhe Arsimit, Ogerta Manastirliu
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj
Ministre i Shëndetësisë, Albana Koçiu
Ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe Biznesin, Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku

Edi Rama ka larguar Delina Ibrahimaj nga Ministria e Financave duke emëruar në këtë post Ervin Metën. Ibrahimaj ka kaluar ministre shteti për Sipërmarrjen, duke zëvendësuar Edona Bilalin. Po ashtu është shkarkuar Olta Xhaçka. Ministër i Jashtëm është emëruar Igli Hasani. Xhaçka ka mbetur pa post.

Frida Krifca është shkarkuar si ministre e Bujqësisë. Aty u emërua Anila Denaj.

Po ashtu është shkarkuar ministrja Evis Kushi dhe te Arsimi kaloi Ogerta Manastirliu. Te Shëndetësia ka shkuar Albana Koçiu. Rama ka emëruar Ardian Maznikun, ministër shteti për Pushtetin Vendor.

Shkarkimi i Krifcës dhe Xhaçkës duket se lidhet me skandalet dhe dosjet në SPAK. Krifca u akuza nga BE se kur AZHBR drejtohej prej saj janë vjedhur fondet IPARD. Xhaçka ka një dosje nga SPAK për aferën me bazën e Sarandës.

Ajo që bie në sy është se Rama nuk e ka lëshuar Manastirliun, ndërkohë që Ibrahimaj ka marrë një post periferik duke zëvendësuar në këtë post Milva Ekonomin.

Sa i takon emrave të rinj, Ervin Mete aktualisht është kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Financiare. Mete ka shërbyer si zëvendësministër i Financave dhe zëvendësministër i Ekonomisë (2013-2017), përgjegjës për politikën fiskale dhe zhvillimin ekonomik.

Ministër i Jashtëm është emëruar Igli Hasani. Ai është me karrierë të gjatë në diplomaci. Ka shërbyer si ambasadori ynë në OSBE. Igli Hasani drejtoi misionin e Shqipërisë në OSBE, nga janari i vitit 2018 deri më nëntor të 2021, kohë gjatë së cilës Shqipëria pati edhe presidencën e radhës së OSBE-së.

Albana Koçiu, e cila do të drejtojë Shëndetësinë, aktualisht është Drejtoreshë e Administratës Publike. Koçiu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës dhe vjen në krye të Departamentit të Administratës Publike pas një eksperience 18 vjeçare në pozicione drejtuese ne administratën qendrore dhe vendore, me fokus të veçantë në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore.

  • Emrat e sekretarëve të rinj të PS/ Nga Ardian Çela te Romina Kuko

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS-së, Edi Rama propozoi edhe emrat e rinj të sekretariatit të PS-së që do të miratohen në Kongresin e ardhshëm të partisë.

Ata janë:

Sekretar Organizativ Ardian Çela
Sekretar i Burimeve Njerëzore Eduart Ndreca
Sekretare e Gruas Evis Kushi
Sekretar Digjital Etjen Xhafa
Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë Romina Kuko
Sekretar për Çështjet Zgjedhore Eridjan Salianji

 

Hetimet e SPAK ndaj Xhaçkës

Kallëzimi që rëndon mbi Xhaçkën është për kohën kur ajo ka drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe është dorëzuar në SPAK në mars të vitit 2021 nga ish/zv-komandanti i forcave detare, Artur Meçollari. Denoncimi nga ana e Meçollarit u bë për dy prona, një në Shëngjin dhe një në Sarandë, të cilat sipas tij janë dhënë pa leje i janë dhënë privatit, nga ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, tashmë deputet i Partisë Socialiste Bardhyl Kollçaku. Sa i përket kallëzimit mbi bazën detare të ushtrisë në gjirin e Limonit, kjo pronë është tashmë në duart e biznesmenëve Shefqet Kastrati dhe Artan Dulaku. Referuar rastit në fjalë, ish-këshilltari i Presidentit të Republikës, Shemsi Prençi shprehet se me pronat e ushtrisë është bërë një masakër dhe se ato janë vënë në dispozicion të oligarkëve nga Xhaçka, nëpërmjet formulës 1 euro. Prençi u shpreh se ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka duhet të dilte me pranga në duar dje nga SPAK-u dhe të dërgohej në burgun 313, pasi si një pronare e madhe e pronave shetërore, i ka dhuruar ato te oligarkët.