Vajzat po pinë ujin e angjinares për shfryrjen e barkut, por a funksion vërtet?

40
Sigal

Ju mund ta shijoni angjinaren në kuzhinë, në recetat që përgatisni, por është momenti të njiheni me një veti tjetër të saj. A e dini që uji i angjinares është një ilaç popullor që në Francë e përdorin kundër fryrjes?

Si një nga kultivuesit më të mëdhenj në botë të perimeve, në Francë angjinarja e bë e famshme që në vitet 1500. Emigrantët francezë dërguan angjinaret për herë të parë në Shtetet e Bashkuara në vitet 1800. Ata pretendojnë se konsumimi i kësaj perimeje të mbushur me lëndë ushqyese mund të jetë i dobishëm për qetësimin e fryrjes.

Vajzat po pinë ujin e angjinares për shfryrjen e barkut, por a

Çfarë është uji i angjinares?

Uji i angjinares është një lëng i bërë nga angjinaret e plota, duke përfshirë gjethen, kërcellin, zemrën dhe lulen. Ju mund ta realizoni atë në shtëpi fare thjeshtë.

Mund të pihet i ftohtë ose i nxehtë, uji i angjinares është i dobishëm për gjithçka, nga pastrimi i toksinave te përmirësimi i tretjes. Gjithashtu, ky lëng siguron një seri vlerash ushqyese, si vitaminat A, C, B1, hekur, magnez, zink dhe kalcium.

A ndihmon uji i angjinares me shfryrjen?

Uji i angjinares vepron si një ilaç kundër fryrjes. “Ekstrakti i cinarinës nga angjinaret ndihmon me shfryrjen pasi stimulon prodhimin e hormonit të biliares, që tret yndyrnat në zorrë dhe thith vitaminat nga ushqimet e tjera,” shpjegon Megan Darlington, një dietologe në Los Angeles.

Dy nga antioksidantët që gjenden tek angjinaret (cynarin dhe silymarin) janë të lidhura me funksionin e mëlçisë, duke përmirësuar vetitë detoksifikuese, heqjen e toksinave dhe lehtësim i ndjesisë së fryrjes.

Vajzat po pinë ujin e angjinares për shfryrjen e barkut, por a

Përfitimet nga uji i arngjinares

Dietologia Megan Darlington thotë për “Byrdie” se uji i angjinares është një mënyrë e shkëlqyer për të forcuar imunitetin, pasi përmban vitaminë C dhe antioksidantë. “Ai mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit dhe ankthit, duke pasur parasysh nivelet e magnezit, zinkut dhe kaliumit,” shton ajo. Disa përfitime nga pirja e ujit të angjinares janë si më poshtë:

-Redukton nivelet e kolesterolit

-Mbron mëlçinë nga toksinat

-E pasur me antioksidantë

-Nxit tretjen

-Vepron si diuretik efektiv

-Ka efekte kundër plakjes së lëkurës