“Paç fatin e Rudinës!” Komentuesit ‘masakrojnë’ Agron Shehajn pas takimit me Kim: Po ke biseduar me të, u *** nusja në kalë o vëlla

280
Pikërisht poshtë statusit, përmes të cilit, Shehaj lajmëroi takimin që pati me Kim, komentuesit i kanë uruar garuesit për postin e kryetarit të PD-së, që të ketë fatin e Rudina Hajdarit.
Sigal

 Ndjekësit e Agrin Shehajt në rrjetet sociale e kanë ‘masakrar’ këtë të fundit, pas takimit që zhvilloi ditën e sotme me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Pikërisht poshtë statusit, përmes të cilit, Shehaj lajmëroi takimin që pati me Kim, komentuesit i kanë uruar garuesit për postin e kryetarit të PD-së, që të ketë fatin e Rudina Hajdarit.

“Po edhe Xhozi edhe Rudina e takuan zonjën Kim. Po shum shpejt e mbyllën karrierën politike. Ndoshta edhe ti Gone dretj asaj rruge po shkon,”- shkruan një komentues.

“Po ke biseduar me Kimin o vëlla, u dhje nusja në kalë!”- shkruan një tjetër.

“A i the ti bente te fala Rudines….Me mir kishe pir kafe me nje gjysem antar! Se nje antar vlen shum me shum. Respekte per ju,”– vijon dikush më tej.

“Edhe rudines kur takohej me kete i mbushej mendja se do beheshe kryetare e opozites…,”– shton edhe një tjetër.

“Shkove dhe ti ke Yuri. Hajt pac fatin e Rudines,”– shkruan komentuesi i radhës.

Rudina Hajdari ka zhvilluar gjithashtu një takim me Kim, para se të garonte në zgjedhjet e 25 prillit. Hajdari falenderoi SHBA-të dhe mori ‘bekimin’ e Kim, por rezultatet treguan se takimi me ambasadoren, nuk ishte aq fatsjellëse për të.

Sot, Hajdari është kthyer në Neë York, atje nga erdhi me shumë energji për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama, por që nuk ia doli të siguronte as ulësen e saj në Kuvend.

Të jetë ky fati i Shehajt?