Ambasador Nesho: Meta, i vetmi institucion i mbrojtjes së demokracisë. Parlamenti pa legjitimitet nuk e gjykon dot

257
Sigal

 

Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut u fol dje mbrëmje në lidhje me nismën e mazhorancës ndaj Presidentit Meta. Ambasador Agim Nesho theksoi prerë ky Parlament iligjetim, nuk mundet kurrsesi të gjykojë dhe as të marrë iniciativa ndaj Presidentit të Republikës, pasi sipas tij është “Parlament pa integritet dhe pa opozitë. Nuk është një Parlament legjitim dhe të gjithë duhet të biem dakord se gjithë kjo periudhë, pas daljes së opozitës nga Kuvendi, ka qenë një anomalitet i madh i Shqipërisë”.
Nesho theksoi gjithashtu se Presidenti Meta ka mbetur institucioni i fundit që nuk është kapur nga Rilindja dhe nëse vazhdohet me këtë mënyrë, atëhere sipas tij Rama le të jetë vetë edhe kryeministër, edhe President. “Unë prandaj e dua Metën se e shoh si një institucion të fundit mbrojtës ndaj shkarjes demokratike që po pëson Shqipëria”, – u shpreh Nesho.