“McGonigal”/ Bamir Topi: Pres gjykatën amerikane. Nuk po kursejnë Trump e Biden, mendoni se do ruajnë Ramën?

104
Sigal

Ish-presidenti Bamir Topi thotë se SHBA duhet të ndërhyjnë për ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri. Në rast se do t’i drejtohesha sot faktorit ndërkombëtar, në radhë të parë SHBA, këtu duhet të ndërhyjnë për të stimuluar nga politika shqiptare ndryshimin e sistemit politik. Bënë një katrahurë në 2008, janë rezultatet e kësaj. Duhet të ndryshojë sistemi politik, Kushtetuta e Shqipërisë, duhet të futet sistemi zgjedhor në një sistem ku partitë politike duhet të qëndrojnë jashtë’,- tha në “Ora e Betit”. Përkundër kritikave ndaj klasës politike, ai konfirmoi se do t’i drejtohet kutive të votimit me 14 Maj. Shkoj gjithmonë për të votuar. Është i vetmi instrument, e vetmja gjë që më ka mbetur sot. Ish-presidenti Bamir Topi tha se çështja “McGonigal” ka marrë më shumë vëmendje sesa duhet në debatin publik.

Vetë ai thotë se preferon që për këtë çështje dhe akuzat ndaj Ramës të presë verdiktin e gjykatës amerikane.

“Është një çështje që politikën dhe opinionin intelektual e ka trazuar në njëfarë mënyrë. Për shumë probleme që ne i kemi këtu prevalon gjykata amerikane. I takon juridiksionit të territorit amerikan dhe unë kam besim te ata.Nëse ata e zbardhin që ka një element do ta thonë. Derisa po e thonë për ish-presidentin Trump apo kanë kontrolluar zyrat dhe banesat e presidentit në detyrë, ju mendoni se do ta ruajnë Ramën po të ketë gjë? I shmangem debatit politik në Shqipëri që nuk më jep asnjë besim dhe kam durimin të pres se çfarë do të thotë gjykata amerikane. Ne nxitohemi. U konsumua shumë si temë, duke u marrë me McGonigal janë lënë shumë gjëra rrugës”.