Braimllari: Masakra zgjedhore duhet zbardhur një orë e më parë

150
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, thotë se masakra zgjedhore e 25 prillit duhet zbardhur një orë e më parë. Përmes një postimi në facebook, ai shkruan se ”Përtej blerjes së votës, intimidimit, përdorimit të strukturave kriminale duhet të merren nën hetim kryetarët e bashkive mbi emërimet politike nga janari deri në 25 prill, të verifikojnë rritjen fiktive të ndihmës ekonomike dhe vetëm me këto dy fakte tronditëse zgjedhjet kanë rënë”.

Postimi i plotë

Masakra zgjedhore duhet zbardhur një orë e më parë. Instuticionet e drejtësisë e kanë shumë të thjeshtë.

Përtej blerjes së votës, intimidimit, përdorimit të strukturave kriminale duhet të merren nën hetim kryetarët e bashkive mbi emërimet politike nga janari deri në 25 prill, të verifikojnë rritjen fiktive të ndihmës ekonomike dhe vetëm me këto dy fakte tronditëse zgjedhjet kanë rënë.

Pushteti lokal u përdor i gjithi në kundërshtim me ligjin në funksion të Rilindjes.