Miratimi i dekriminalizimit, Rama pas takimit me Metën: Në janar momenti i së vërtetës

412
Nga ora 12 00- 13: 35 u mbajt ë vilën qeveritare numër 30 takimi i dytë brenda javës mes dy liderve të së majtës, Kryeministrit Edi Rama dhe kreut te kuvendit Ilir Meta.
Pas takimit kryeministri Edi Rama deklaroi se “ Në janar do të jetë momenti i së vërtetës. Për të parë sa ka pasur të vërtetë dhe sa ka qenë propaganda e baltës së kundërshtarit”
Të pranishëm në takim janë edhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe kreu i grupit të deputetëve të LSI, Petrit Vasili si dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kreu i grupit të deputetëve socialist Gramoz Ruçi dhe deputeti Taulant Balla.
Takimi vjen një ditë pasi Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese në funksion të procesit të dekriminalizimit.
Ligji pritet të hyjë në fuqi menjëhëre duke aplikuar menjëherë efektet e tij, çka do të thotë ndërprerje mandate për të zgjedhurit në institucionet qendrore dhe vendore dhe prek të gjitha nivelet e administratës shtetërore.
Mësohet se temë e takimit është edhe Reforma në Drejtësi.
Sigal