‘Bashkia vodhi gërmat e Teatrit Kombëtar’/ Sërish luftë brenda PS, ish-zyrtari akuzon Veliajn

534
Sigal

Arben Malaj i cili ka mbajtur disa poste të rëndësishme në qeverisjen socialiste të Fatos Nanos, ku ka qenë ish-ministër Financash, ish-deputet në kohën e Ramës, sot anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, ka akuzuar sërish kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj.

Pak dit pas akuzave të forta që bëri ndaj Veliajt duke e quajtur njeri arrogant dhe të korruptuar pasi gjobiste pa të drejtë qytetarët e Tiranës, sot Malaj ka sulmuar sërish kryebashkiakun.

Me anë të një statusi të gjatë në Facebook, Malaj fton të gjithë dashamirësit e artit që të mbledhjen fonde për të rivënë shkronjat Teatrit Kombëtar, të cilat ju hoqën natën nga ‘hajdutët’ e Erjon Velisë. /Boldnews.

Ja postimi i Malajt:

Miremengjesi, Te bashkohemi te dhurojme fonde per rivendosjen e germave te teatrit kombetare, Gjeja e pare do te ishte qe pas Apelit publik te kesaj aleance ,Bashkia e Tiranes ti rikthente dhe vendoste vete germat e vjedhura . E mbeshtes plotesisht qendrimin e disa artisteve te vendit tim, jo thjeshte per mbrojtjen e nderteses se Teatrit Kombetare por sidomos per kirjimin e kultures thellesisht demokratike se vendimet duhet te merren bashke me komunitetin. Asjehere dhe per asgje nuk ka vetem nje opsion, vetem nje zgjidhje dhe ajo te te imponohet dhunshem nga larte. Ndersa veprimet ne erresire dhe fshehur jane te denja per hajdute dhe jo per qeveritare. Opsionet duhet te perzgjidhen sa me mire, duke e ruajtur me fanatizem kulturen tone dhe duke e integruar sa me mire. Turizmi kulturore edhe per dicka te vjeter por qe ka pjese identifikuese te historise se vendit tende, ne kete rast jo te historise se nderteses por te historise se ku u rriten shume personalitet tona kulturore eshte sot shume me terheqes se sa turizmi i kullave dhe shesheve te ndertuara, prishura dhe rindertuara me parate e taksapaguesve. Sa here dhe sa rende e kane paguar taksa paguesirt shqiptare ndertimin dhe rindertiminm, prishjen pas rindertimit dhe fillimin e nje rindertimi tjeter te sheshit Skenderbeut, po rreth rrutullimin tek Zogu i Zi?? Sa lagje te Tiranes kane infrastrukture shume te keqe sikur te ishin ne nje vend afrikan dhe jo ne Shqiperine evropiane? Pse Bashkia e Tiranes nuk bene transparencen ligjore te kostove te paguara per prishjet, ndertimet, prishjet dhe rindertimet e disa pjeseve te rendesishme te urbanistikes dhe infrastrkurese se sajne 15 vitete e fundit? 

Qeverisja nuk eshte kryesisht buzeqeshje televizive, qeverisja eshte pergjegjesi, integritet maksimal dhe llogaridhenie te perhershme dhe te sakte.A rbeni