Basha shkon në Kryesinë e Kuvendit dhe ambasadorët

515
Vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e një konsensusi mes opozitës dhe mazhorancës për reformën në drejtësi. Së fundi kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar sërish në Kryesinë e Kuvendit aty ku janë “ngujuar” që prej paradites ambasadorët Lu e Vlahutin. Këta dy të fundit zhvilluan një takim edhe me kreun e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafa. Më herët është raportuar se është arritur një marrëveshje, por pritej përgjigje nga kryeministri Rama. Ky i fundit ka reaguar pak më parë duke përsëritur qëndrimin se “Reforma o do votohret o do votohet”.
Sigal