Konsensus apo rikthim krize, ” drejtësia pushton” mediat botërore

453
Sigal

Ngërçi ku është futur politika shqiptare teksa nuk po gjen ende konsensusin për të miratuar reformën në drejtësi, ka gjetur jehonë edhe në mediat e huaja.
Teksa një ditë më parë vihej theksi tek rëndësia që ka për Shqipërinë miratimi i kësaj reforme, sot, shtypi ndërkombëtar pasqyrohet dilema e zgjidhjes së një ngëçi tejet të zgjatur tashmë.

“Paketa e reformës është përgatitur përgjatë 18 muajsh, e sërish, qeveria e opozita shqiptare vazhdojnë të grinden për të, shkruan “Associated Press”.
Në vijim të shkrimit ajo shpjegon se PD i është kundërvënë masave të paraqitura nga qeverua dhe ka paraqitur një kërkesë të re që ka zemëruar Brukselin e Uashingtonin. “Shtyhet përkohësisht reforma në drejtësi e Shqipërisë, ndonëse presioni ndërkombëtar e bindi partinë më të madhe të opozitës të pranonte draftin final”, shkruan britanikja “Daily Mail”.