Mehmetaj: Ka ardhur koha që t’i rikthejmë shqiptarët në vendin e tyre, duke iu ofruar një arsimim cilësor dhe një punësim të mirëpaguar

307
Sigal

Fjala e Nënkryetares së LSI-së, Kejdi Mehmetaj në takimin ne banorët e Dërmenasit.

Unë patjetër dua t’iu falënderoj jo vetëm për këtë takim që po bëjmë sot, por për punën që kemi bërë ditë pas dite me njëri tjetrin dhe patjetër duhet të falënderoj shumë Viktorin i cili bashkë me të gjithë shokët në secilin fshatë në komunën Dërrmenas na kanë hapur rrugën për të ardhur, për tu organizuar, për të folur me ju dhe për gjetur ndoshta edhe zgjidhjet që do tu japim nesër, mbas 25 prillit problemeve që janë të shumta në këtë zonë. Ndaj së pari faleminderit. Është një privilegj ky takim i sotëm pasi është edhe një reflektim i një pune që ka kohë që po bëhet edhe po ngrihet. Së dyti, kryetarja edhe e preku pak a shumë. Kjo është një zonë që pavarësisht se është shumë e pasur në disa aspekte jeton sot në varfëri. Mund të jetë nga të pakta fshatra në Shqipëri siç është rasti i Darrzezës që është mu në anë të detit dhe njerëzit aty e kanë të vështirë të investojnë, të krijojnë hapësira mikpritëse që njerëzit të vijnë të pushojnë dhe Semani që ju e dini vetit e jashtëzakonshme qe ka të vizitohet ashtu siç gjithë pjesa tjetër e plazheve të Shqipërisë. Është për të ardhur keq që në një zonë si ajo e Pojanit që është tek parku arkiologjik i Apollonisë të jetë e vështirë që qytetarët të vijnë, të konsumojnë, të zhvillojnë turizmin ashtu siç ndodh edhe në Radostin që pavarësisht se ka sa të duash toka për të punuar dhe mundësi për zhvilluar bujqësinë, djemtë tuaj largohen, punojnë tokat e Greqisë apo të Italisë, punojnë ullinjtë e portokallet e atyre zonave dhe lënë tokat tona. Dhe është e vërtet ajo që tha kryetarja që çdo ditë që kalon që ne vijmë këtu, është një djalë më pak, një familje më pak, që emigrojnë madje edhe ato alternativat e vitit 90 që kanë kaluar edhe nga malet për të shkuar për të gjetur një mundësi për familjet e tyre. Dje kjo është fatkeqësia më e madhe që po i ndodh këtij vendi dhe kësaj komune. Të cilët ndër të tjera mbajnë në të njerëz shumë punëtor që kanë dëshirë që kanë dëshirë që ta zhvillojnë vendin e tyre. Madje për t’ia thënë edhe kryetares një nga gjërat që më ka bërë dhe më shumë përshtypje ndërkohë që planifikonim me të rinjtë për të vizituar Apolloninë, bileta për një qytetar dhe qytetare shqiptare, të komunës këtu është 6 mijë lek të vjetra. Pra imagjinoni një familje prej 4 vetave që dëshiron që të kalojë një paradite, siç e kemi kaluar të gjithë ne kur kemi qenë fëmijë, besoj edhe ju me fëmijët e juaj për ti mësuar dhe për ti ushqyer fëmijët edhe me historinë edhe me të bukurën edhe me të vjetrën bashkë, duhet të harxhojë 24 mijë lek të vjetra. 24 mijë lek aq saç është edhe asistenca më tha një mik paradite për disa familje. Pra imagjinoni se çfarë po ndodh në këtë vend.

Dhe ato pak gjëra që duhet të jen të asistueshme te njerëzit dhe ato pak gjëra duhet të jenë ta aksesueshëm nga njerëzit dhe ato pak gjërat që janë e mira jonë kombëtare bëhen të ndaluara për ne, dhe për ti fituar kush ata që ju dini shumë mirë që vinë çdo ditë zënë tokat tuaja, zënë hapësirat tuaja nuk ju lenë që të investoni. Për të shkuar sot në det duhet të kalosh në një rrugë që është aq e ngushtë sa që po të ketë pak trafik nuk shkëmbehen dot makinat me njëra tjetrën dhe mund të rrinë aty me orë të tëra. Mos flasim pastaj për subvencione apo për ato që po na thoshte një nga banorët e këtij fshati që në të gjithë periudhën e pandemisë por edhe tani nuk ka ujë të pijshëm pra në Radostinë në një vend që është i gjithi i rrethuar nga uji, nuk ka ujë të pijshëm për qytetarët. Të gjitha këto patjetër kanë një faturë dhe patjetër që kanë përgjegjës dhe përgjegjësit janë ata që erdhën këtu dhe me të gjitha format kërkuan votat tuaja, morën votat tuaja e pastaj ju lanë në rrugë, edhe ato vota që ju sja dhatë gjetën formën sesi ti merrnin, gjithë ato mashtrime dhe hipokrizi që kanë bërë gjatë gjithë kohës dhe sot ju lenë në mes të 4 rrugëve. Sot vijnë dhe nuk ju lejojnë që të jetoni jetën tuaj ashtu siç duhet, ashtu siç bashkë fshatarët tuaj e jetojnë jashtë Shqipërisë, po ashtu dhe qytetarët të tjerë në vendet e tjera të botës po të jetonin në një vend të ngjashëm me tuajin do të ishin duke jetuar një jetë luksoze. Ashtu sikurse në zonat e tjera janë naftë mbajtësja dhe përpunuesit e naftës njerëzit jetojnë në luks, në Shqipëri këtu tek ne, në Fier, në Patos, në Roskovec apo në Mallakastër jetojnë në mizerje nuk marrin dot as rrogat e tyre. Dhe çfarë ju thotë Kryeministri dilni, sepse nuk flas me ju nëse nuk dilni, njësoj siç ju thoshte studentëve mbyllni ju protestën se do i zgjidh unë pastaj dhe sot asnjë gjë nuk ka ndryshuar përkundrazi është përkeqësuar. Ne mund të kemi folur dhe mund të kemi shumë gjëra me njëri tjetrin por gjëja kryesore që unë dua t’ ju them ju është ka të bëjë shumë dhe njerëzit që vijnë dhe punojnë me ju. Nëse rilindja sot bën të gjitha tratativat, i sjell dhe i stër sjellë  njerëzit që mund të kenë 10 apo më shumë vite që s’ja kanë haberin ku është Fieri jo më të dinë ku është Dërmenasi.

Ka për të mbuluar disa të këqija fillon gërmon nga ana tjetër për të zbutur dëmin që ju ka bërë sidomos zonës tuaj në gjithë këto vite përpiqet të merret dhe të gjejë armikun le të themi tek LSI është komplet e kundërta. Ne jemi këtu për të punuar me ju por duke qenë ju të parët, ju vet duke filluar që nga Viktori dhe të gjithë ju të tjerët në të gjitha zonat ku jeni, jeni LSI nuk jemi ne. Jeni ju dhe ky është suksesi jonë prandaj trembet kaq shumë rilindja nga LSI në bashkinë e Fierit dhe në gjithë qarkun e Fierit. Dhe unë i them kujtdo po përfitoj nga rasti që jam këtu me ju që mos të merret shumë me LSI, mos matet shumë me LSI sepse LSI ja ka bërë sa herë ka shkruajtur ndonjë recetë për dikë apo për ndonjë grupim ka ditur ta nxjerri jashtë loje kështu mos na i shtojnë inat sepse nuk e dinë sesi do të jetë rezultati pastaj në fund. Unë dua tju ftoj ta ndjeni veten jo thjeshtë antarë, jo thjeshtë përgjegjës por veten tuaj ta ndjeni ju ata që do të bëni nesër projektet. Projektet për ta zhvilluar turizmin sepse po të zhvillohet turizmi këtu jo vetëm që nuk do të iknin të rinjtë tuaj sepse do të kishin ku të punësoheshin por do të punësoheshin edhe të rinjtë edhe nga Fieri edhe nga zonat e tjera për të ardhur për të punuar këtu. Po të kishte subvencione, kanale kulluese, kanale vaditje edhe gjithë hapësira të tjera për bujqësi nuk do kishim pse të shkonim në tokat e huaja por do bënim tokat tona. Nëse do të zhvillohej ajo zona e Apolonisë ashtu siç duhet nuk do i rripnim shqiptarët edhe ata pak që mund të kenë ti ketë ngelë pak interes për historinë e kulturën por përkundrazi zona atje do të kishte jetë, do të kishte ambiente argëtuese, ti ofronte një shans grave të kësaj zone që punimet e tyre ti merrnin ti shisnin atje për të bërë ca të ardhura për familjen e tyre. Ndaj hapësira ka sa të duash, hapësira që janë gati për ju për projektet që ju keni për planet që ju keni me të gjithë angazhimin që ne kemi për ti bërë ato realitet nesër. Ti bëjmë për veten tonë, nuk na nxjerr kush nga balta po nuk dolëm vetë, kështu që ta lemë mbrapa këtë baltë që ka kapluar Shqipërinë sidomos në këto 4 vitet e fundit të dalim në sipërfaqe të pastrohemi dhe të zhvillojmë atë jetë që na takon si njerëz të mirë të kësaj toke që jemi. Dhe njëherë unë ju falenderoj, ju ftoj që të mos ndaleni deri në 25 prill na presin punë të mëdha me njëri tjetrin dhe mbas 25 prillit projekte të jashtë zakonshme për komunën e Dermenasit por edhe për të gjithë bashkinë edhe qarkun e Fierit.