Petrit Vasili: 25 prilli u shemb si ura e Darëzezës!!

159
Sigal

Krahasimi i vetëm dhe më i saktë i zgjedhjeve të 25 prillit është me shembjen sot të urës së Darëzezës në Fier.

Zgjedhjet e 25 prillit, të masakruara nga premtimet e rreme dhe shitblerja e votës e kërcënimet u shembën ashtu si ura e premtuar e Darëzezës nga rilindasit.

Askush nuk ka më as më voglën dilemë për 25 prillin si masakra më e ndyrë zgjedhore e pluralizmit.

Lapërdhia e kryeministrit për pushtet shkatërroi gjithshka që nga financat publike,policinë,administratën dhe drejtësinë duke i shndërruar ato në gjymtyrë mafioze, në vend të shërbimit publik të paanshëm, që është detyra e tyre e vetme dhe ligjore.

Qeverisja rilindase u shemb para syve të shqiptarëve si ura e Darëzezës.

Shqiptarët e dinë tashmë që të gjithë, që në karriget e qeverisë janë ulur një kryemashtrues dhe ca mashtrues të tjerë më të vegjël, por që të gjithë së bashku janë thjesht dhe vetem shpërdorues mafiozë të pushtetit për interesat e tyre.

Qindra e qindra fakte tronditëse e diskredituese të kësaj paçavureje elektorale të gatuar nga qeveria janë tashmë të njohura e publike dhe në sytë e të gjithë botës.

Qindra e qindra veprime të neveritshme të qeverisë e kryeministrit rilindas i kanë shndërruar zgjedhjet e 25 prillit në një grope septike, që po qelb dynjanë dhe ka ndyrë gjithë vendin.

Ura e Darëzezës është metafora e qeverisë rilindase dhe e zgjedhjevë të 25 prillit.

Kudo nëpër Shqipëri kanë mbirë si cibanë mafiozë në formë tabelash mashtruese pseudo projektesh, vetëm si gënjeshtra elektorale për investime, që nuk do të bëhen kurrë.

Qindra Darëzezas gjenden nëpër Shqipëri.

Qindra mijëra shqiptarë, janë mashtruar, kërcënuar e shantazhuar nga qeveria, që ndërtoi një gërmadhë si ajo e zgjedhjeve të 25 prillit, gërmadhë që tashmë është shembur përpara syve të qindra mijë shqiptarëve.

25 prilli ra ashtu si Ura e Darëzezës.

Rilindasit nuk ndërtojnë, ata vetëm shkatërrojnë, kjo është e vetmja aftësi dhe kënaqësi e tyre!