Basha: Forcës që sjell bashkimi, hapja dhe aleanca e vlerave nuk ka pushtet i korruptuar dhe i inkriminuar që i reziston

415
Sigal

 Gazeta Telegraf/



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  dëgjoi
dhe bashkëbisedoi me drejtues të strukturave të PD në Kamëz dhe Paskuqan. Detyrë
kryesore sot, tha zoti Basha, jo vetëm për demokratët por për çdo shqiptarë
është largimi i oligarkisë dhe sjellja e qytetarit në pushtet. Është shumë e
rëndësishme, tha zoti Basha që çdo qytetar të kuptojë se vota e tyre e lirë dhe
e ndershme  është forca që kanë qytetarët për të ndëshkuar të keqen dhe
vendosur për të ardhmen e tyre dhe fëmijëve të tyre. 

Për pushtet këta janë gati të bëjnë çdo gjë, ta
varfërojnë popullin që të qeverisin më kollaj, t’i fusin edhe drogën mbi shpinë
edhe krimin mbi shpinë. Detyra jonë është që ai i varfëri, ai i dezoluari, i
pashpresi, i zhveshuri nga çdo e ardhur, nga çdo shpresë ta kuptojë se me ne
vota e tij, vota e saj ka forcë dhe se kjo forcë nuk është thjeshtë dhe vetëm
që të bëjë Lulzim Bashën Kryeministër por që atij dhe asaj t’i kthejë të
drejtat që ka sipas Kushtetutës në këtë vend; të drejtën për ndihmë
ekonomike  kur s’ka mundësi; të drejtën për rimbursim të ilaçeve kur kjo i
takon.

Ne duhet  të jemi garantët e të drejtave të këtyre
njerëzve. Ne do të shporrim një oligarki të lidhur me krimin, do të sjellim
qytetarin në pushtet. Si do ta sjellim qytetarin në pushtet?! Duke kufizuar
pushtetin, duke fuqizuar zgjedhësin. Ne duhet të mësohemi me votën si
instrument në vendimmarrje. Vota e lirë është garancia për të nesërmen
.”

Bashkimi, hapje dhe aleanca me këdo që është kundër
krimit, drogës dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo është porosia që
lideri i opozitës u dha demokratëve.  Forcës që sjell bashkimi, hapja dhe
aleanca e vlerave nuk ka pushtet i korruptuar dhe i inkriminuar që i reziston,
tha zoti Basha.

“Bashkimi  i të gjithë faktorëve të bazës
pavarësisht diversitetit të mendimit që është pjesë, aset, pasuri e
demokratëve. Por kushdo, kushdo në këtë familje politike që kërkon të japë
kontributin e tij apo të saj në këtë përballje me këtë të keqe të madhe që ka
kapur Paskuqanin dhe Shqipërinë prej fyti dhe që ka fytyrën, zërin, formën dhe
bëmat e Edi Ramës nuk mund dhe nuk duhet të mungojë në këtë bashkim.

Hapja për të përfshirë në familjen politike këdo që
dëshiron të jetë pjesë e kësaj beteje dhe që ndan me ne të gjitha vlerat tona
si demokratë. Për këtë e kam fjalën kur flas për hapjen. Flas për hapjen e
dyerve të shtëpisë tonë, të familjes tonë. Ndryshe nga hapja që ka dalë në
shtëpinë tonë, aleanca është një mekanizëm politik. Një mekanizëm politik i
cili kërkon nga unë në radhë të parë dhe nga gjithsecili prej nesh të
realizojmë domosdoshmërinë e bashkimit të çdo faktori politik dhe jo politik me
familjen tonë politike në këtë betejë.

Në qoftë se Edi Rama ka paudhësi të bashkojë kriminelët
më në zë rreth tavolinës së tij, atëherë si mund të kemi në skrupuj të
bashkojmë në një aleancë sa më të madhe këdo që refuzon krimin, këdo që refuzon
inkriminim, këdo që refuzon drogën, këdo që refuzon shit-blerjen e votës dhe
asgjësimin e procesit politik, asgjësimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
.”