Shpërthen Berisha: PS zhvilloi Kongresin e përçarjes kombëtare dhe diskriminimit të Veriut

441
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas Kongresit elektoral të PS-së së mbajtur sot në Durrës kur duhen edhe pak më shumë se një muaj nga zgjedhjet e përgjithshme.
Berisha e quan kongresin e PS-së “Kongresi i baronëve të drogës, të krimit dhe të përçarjes kombëtare”. Ish-kryeministri bën thirrje për ‘të shporrur qelbësirat’. Sipas tij revolucioni është drejt fitores vendimtare.

“Ky Kongres i PS është Kongres:
– i baronëve të drogës,
– balozeve te krimit,
– oligarkëve te korrupsionit,
– i dështimit total
– i narko – shtetit dhe narko – republikës
– i zëvendësimit te mashtrimeve te vjetra me mashtrime te reja
– I përçarjes kombëtare dhe
– diskriminimit te Veriut te vendit
– i Norieges dhe varrmihësit te pluralizmit
T’i shporrim, t’i shporrim, t’i shporrim qelbësirat!
Revolucioni drejt fitores vendimtare!! sb”, shkruan Berisha.
Sigal