Av. Altin Goxhaj: KSHH, OJQ-ja më kryesore e Sorosit në Shqipëri

502
Sigal

Komiteti Shqiptar i Helsinkit është një ndër OJF- të më kryesore dhe më të vjetra të Sorosit në Shqipëri

Av. Altin Goxhaj

Komiteti Shqiptar i Helsinkit është një ndër OJF-të më kryesore dhe më të vjetra të Soros në Shqipëri që prodhon deputetë dhe zyrtarët më te rëndësishëm të Rilindjes! Komiteti i Helsinkit është Zjarrfikës dhe dorë e Rilindjes për të zbehur apo dhe vrarë rezistencën qytetare ndaj Pushtetit të Oligarkisë Sorosiane dhe një falsifikues zyrtar i raporteve për shkeljet e rënda të të Drejtave të Njeriut në Shqipëri! Ambasada Amerikane çdo ditë vazhdon të ushqejë me fondet e taksapaguesve amerikanë organizata partizane që janë në fakt metastazat kryesore të Sorosit dhe Rilindjes në Shqipëri! Infektimi i urdhëruar i studentëve dhe grupimeve rinore si Këshilli Rinor pranë Ambasadës Amerikane dhe organizimeve studentore me virusin Soros të KSHH nga stafi antitrumpist i mbetur i Ambasadës Amerikane ende pa Ambasador (që të përfaqësojë interesat e DASH dhe Shtëpisë së Bardhë) mund të konsiderohet edhe si cenim i interesave amerikane dhe shqiptare dhe mbi të gjitha një shkelje e direktivave të Shtëpisë së Bardhë dhe DASH mbi përdorimin e taksave të qytetarëve amerikanë në veprimtari partizane liberale e aq më tepër në dëm të interesave amerikane dhe shqiptare! Interesat shqiptare dëmtohen, sepse paratë e taksapaguesve amerikane dhe autoriteti absolut dhe i merituar që kanë SHBA dhe administrata Trump në Shqipëri po keqpërdoren, për të marrë në kontroll përfundimtar nga Soros dhe Erion Veliaj organizimet dhe aktivistët e studentëve! Interesat amerikane po cenohen, sepse në kundërshtim me politikën zyrtare të SHBA po ushqehen ndjenjat anti Trump dhe antiamerikane nëpërmjet aktivistëve dhe mercenarëve antitrumpist dhe antiamerikanë të Soros në Shqipëri!