Av. Adriana Kalaja: Ja kush i manipuloi provat, të arrestohet !

149
Sigal

Protestës së ditës së sotme për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti në duart e policisë iu bashkua edhe aktivistja Adriana Kalaja. Kalaja u shpreh se ngjarje të tilla ishin të pritshme përderisa në krye të AMP-së është ende Ardi Veliu. Gjithashtu Kalaja theksoi se si deputete të Partisë Socialiste refuzuan të mbanin një minutë heshtje në nder të vdekjes së 32-vjeçarit, teksa i akuzoi si shërbëtorë të regjimit pa ndjenja humanitare. “Sot që flasim këtu asnjëri nuk i di emrat e policëve vrasës të Laerit dhe kjo nuk është e çuditshme dhe kjo nuk është e rastësishme. Përsa kohë që në krye të Autoritetit të Mbikqyrjes Policore është një kriminel, një bandit me emrin Ardi Veliu kjo gjë do të ndodhte. E kemi denoncuar që në maj të 2020-ës, ndodhjen e ka në SPAK. Jemi dëshmitar sesi manipuloi provat për Klodjan Rashën, për ngjarjen e Elbasanit, për fëmijën 15-vjeçar të dhunuar në parkun e liqenit artificial. Dhe ai sot jo vetëm që nuk arrestohet dhe përgjigjet përpara ligjit, por sot duhet të kontrollojë abuzimet me detyrën të vartësve të tij, të atyre që ky urdhëron. Më bëri përshtypjë dje sesi disa deputetë rilindës dje refuzuan të mbanin 1 minutë heshtje. Në fakt ato nuk janë nëna, ato janë aty për t’i shërbyer regjimit për të shkatërruar Shqipërinë, sepse vetëm ndjenja humane do t’i detyronte këto gra, se zonja nuk janë, të ngriheshin në lartësinë e një nëne që fëmija nuk do t’i kthehet më në shtëpi”.