Nishani: Ligjet nuk i kam kthyer për motive politike

433
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një intervistë për media ka mohuar akuzat se po kthen ligjet e mazhorancës për motive politike. Kreu i shtetit, Bujar Nishani tha se të gjitha kthimet në Kuvend janë në përputhje me kompetencat dhe Kushtetutën. “Nuk ka një kthim ligjesh për motive politike, edhe mazhoranca e ka pranuar këtë. Ligjet janë kthyer për rishikim. Kam ushtruar të drejtën e dekretit, ndërsa sa për numrin e lartë të ligjeve të kthyera, mjafton të shihnin numrin e atyre që kthen Presidenti austriak në parlamentin vendas”, deklaroi Presidenti, Bujar Nishani. Kreu i shtetit la të kuptohej se ishte presidenti më i sulmuar nga mazhoranca në demokracinë shqiptare. “Nuk ka pasur kurrë një frekuencë kaq të lartë të deklaratave adresuar Presidentit nga salla e parlamentit, ndërsa po të shihni të gjitha qëndrimet e Presidentit kanë qenë qëndrime personale dhe të detyruara për të sqaruar opinionin publik”, tha Nishani.
Sigal