Ardian Elezi: 20 shkurti dita e rrëzimeve të simboleve komuniste e totalitare

62
Sigal

20 shkurti ditë simbol i rrëzimeve të simboleve komuniste e totalitare, e kujtesës historike ndaj të gjithë martirëve, qendrëstarëve dhe të mbijetuarëve të komunizmit e popullit liridashës që asnjëherë nuk e deshti komunizmin. Është ditë kujtese historike, reflektimi dhe bashkimi për t’u përulur me respekt për të gjithë ato që u dergjën nëpër burgje, kampe përqëndrimi dhe në një Shqipëri me klon e tela të rrethuar, të cilët kundërshtuan me kurajo atë regjim, u ngritën dhe tërhoqën zvarrë këto simbole të rreme përçudnuese. Është një ditë që na bashkon për të reflektuar lidhur me krimet e komunzimit, gjenocidin shtetëror e klasor, hetimit të pazbardhur e dënimit të tyre.

Respekt e përulje për qëndrestarët e atij regjimi që paraprin me kryengritjen e Postribës, Malsisë së Madhe, revoltave të Spaçit, Qafë Barit, gjithë pararendësve e disidentëve antikomunist që frymëzuan shpirtin liridashës, lëvizjen e studentëve të Dhjetorit, si dhe gjithë popullin e Tiranës e Shqipërisë që vuri për fundi këto shtatore. Edhe në Kukes, populli dhe rinia antikomuniste e qytetit ishte me pararojë të kësaj permbysje, ku që në janar 1991, Besim Elezi tentoi të rrëzonte bustin e diktatorit para Komitetit Ekzekutiv dhe të Partisë, duke i vënë kavo e litar në qafë dhe tërhequr për ta rrëzuar, u përplas me forcat e policisë dhe sigurimit të armatosur.

U detyruan që mostrën e tyre ta zhvendosnin pas pak ditësh. Kjo bëri jehonë dhe frymzoi shpirtin anikomunist e të lirë të rinisë e popullit të Kukësit e solidaritetin shoqëror për t’i dhënë shtytjen përfundimtare rrëzimit të sistemit. Në Kukës në janar 1991 u thye portreti i diktatorit në përplasje me antimingasit e forcat të regjimit, i cili kishte projektuar skenaret ogurzeza e gjakderdhje. Është ndër qytetet e para në vend që rrëzoi komunizmin e simbolet e diktaturës. Kukësi e tërhoqi zvarrë arkmortin dhe i vuri flakën arkivolit të komunizmit në rrugët e qytetit dhe para sheshit të Komitetit Ekzekutiv e të Partise së kohës. Përulje dhe respekt për të gjithë këto trima e heronj të heshtur të kohës së vet. I kemi një borxh veprës dhe kontributit të tyre në kujtim të atyre ditëve heroike për to. Lavdi per to.