/Gazeta TELEGRAF
Këtë të mërkurë, mbylli punimet sesioni parlamentar. Për akademikun Artan Fuga, ai ishte “parlamenti i turpit”.
“Sot ditë e shënuar! Mbylli punimet, theu qafën Kuvendi i turpit”, shprehet Fuga në një reagim në rrjetet sociale.
“Nuk ka logore që e lan turpin në ballin e këtij parlamenti që prodhoi ligjet më të këqija, antidemokratike dhe idiote në botë! Turpi është në ballë edhe te Komisioni i edukimit, medias arsimit, për ata gjoja opozitarë dhe kooperativistë, infermiere që u marrin të keqen infermiereve, edukatore çerdhesh që u marrin të keqen edukatoreve, në thelb të pashkollë, që u bënë vegla të antikulturës, antishkencës dhe mizerjes anti-intelektuale”, dhe shton:
“Historia i nxori me turp në breg të kënetës! Ik, parlamenti i turpit, ik! Të shpëtojë Shqipëria nga ty”, përfundon ai.




















