Denoncimi i Ina Zhupës: Qeveria përdor bregdetin si shpërblim pas zgjedhjeve

172
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzon qeverinë se po përdor hapësirën publike, si shpërblim pas zgjedhjeve për njerëzit e tyre, duke hapur konflikte të mëdha për bizneset. “Konflikti per shezllonët në bregdet, shpërtheu në mënyrë tragjike në Velipojë, por rreziku i përsëritjes, është i njëjtë, kudo në Shqipëri. Qytetari Artur Memsuri, me lot në sy, tregon se qeveria i hoqi papritur të drejtën e përdorimit të plazhit në Ksamil, për të cilin ka 20 vjet që paguan rregullisht taksat. Njësoj ndodhi edhe në Velipojë, sepse qeveria e trajton pasurinë publike si plaçkë private për të shpërblyer ata që blenë vota në zgjedhje, ose ata që japin miliona lekë rryshfet për shezllonët në plazhet publike.

Lotët e qytetarit të ndëshkuar në mes të sezonit për të favorizuar dikë me lidhje me pushtetin, janë mesazhi se, qeveria është vetë nxitësja e konflikteve, që çojnë deri në vrasjen e njërëzve me njëri-tjetrin për territor në plazhe. Përgjegjësia e Edi Ramës dhe Blendi Klosit nuk mund të fshihet pas aksioneve qesharake të policisë. Korrupsioni qeveritar dhe favorizimet elektorale me hapësirat publike në plazhe, janë në zemër të konfliktit, që godet qytetarët e ndershëm!”, shkruan Zhupa.