Braimllari: Nisma anti KÇK për të tërhequr vëmendjen nga skandalet

327
Sigal

Anti KÇK nisëm anti-kushtetuese, show mediatik i sponsorizuar nga Rama. Rikthen policinë e diktaturës. I gjithë ky aksion show mediatik për të tërhequr vëmendjen nga problemet e përditshme në të cilën ndodhet vendi. Shkatërrimi i ekonomisë, kosto e lartë e jetesës, pagat e ulta, mungesa e vendeve të punës, mungesa e investimeve në vend, shpopullimi i vendit dhe largimin e të rinjve nuk mund të mbulohen me një nisëm anti-kushtetuese të Edi Ramës. Politika duhet të kthejë vëmendjen tek qytetarët. LSI angazhohet maksimalisht për të krijuar mundësi punësimi, vende pune të mirëpaguara, siguri publike dhe për të kthyer të rinjtë në vend me qëllim që ato të kontribuojnë në vendimmarrje por dhe në zhvillimim ekonomik të vendit