Tragjedi në Meksikë, shpërthen depoja e fishekzjarreve pranë kishës, 10 të vdekur dhe mbi 60 të plagosur

Një festë fetare është kthyer në tragjedi në Meksikë, pasi një shpërthim i fuqishëm fishekzjarresh pranë një kishe ka shkaktuar të paktën 10 viktima dhe mbi 60 të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën në mbrëmje në komunitetin Santa Maria Cantada, në shtetin e Meksikës, gjatë festimeve për Ditën e Shenjtorëve Patronë.

Sigal

Sipas autoriteteve, fishekzjarret i vunë flakën një ndërtese famullie që përdorej si depo për materialet piroteknike. Flakët më pas shkaktuan një shpërthim të fuqishëm, duke përhapur zjarrin në zonën ku po zhvilloheshin festimet.