Rriten shifrat në Greqi,55 raste të reja në 24 orë

280
Sigal

Greqia ka shënuar një rritje të ndjeshme të shifrave, ndërsa janë regjistruar katër viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Po ashtu janë edhe 55 raste të reja,duke kujtuar se vetëm dje kishte shtatë raste të reja.

Në fakt, te kjo rritje e ndjeshme kanë ndikuar dy vatra të reja, një klinikë private me 29 të infektuar mjekë dhe infermierë në Pelisteri të Athinës si dhe kampi i refugjatëve në Malakasa ku janë konfirmuar 15 policë me COVID-19.

Ndërkohë në total Greqia numëron 125 viktima dhe 2 mijë e 463 raste me COVID-19.