Itali/ Konfirmohen 464 viktima gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 25,549 numrin total të tyre

342
Sigal

Plot 464 persona kanë humbur jetën në Itali gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit duke e çuar në 25,549 numrin total të tyre që nga nisja e pandemisë.

Sipas të dhënave të publikuara pak më herët nga Mbrojtja Civile Italiane, 2.646 janë raste e reja të infeksionit, duke e çuar numrin total të të prekurve në 189.973. Ndërsa një ditë më parë kishim rekordin prej 3.370.

Pacientët me simptoma të rikuperuar janë 2,267 duke e çuar në 22871 numrin total të tyre, 3033 janë personat e shëruar në 24 orët e fundit. Ndërsa një ditë më parë kishim 2943.

Kjo është edhe shifra më ngushëlluese pasi numri i të shëruarve e tejkalon atë të rasteve të reja.