Eksploziv në makinë/ Flet administratori i Vllaznisë: Jam njeri i lirë, nuk më tremb asgjë

358
Sigal

Administratori i Vllaznisë, Suad Lici, të cilit iu vendos një pako e dyshimtë me eksploziv poshtë makins por nuk shpërtheu, deklaroi se nuk ka konflikte.

“Nuk kam konflikte me askënd. Jam një njeri i lirë. S’kam pasur asnjë shqetësime”.

Në një prononcim për gazetarët, nga Shkodra, Lici tha se nuk ka konflikte me askënd, ndërsa theksoi se nëse bëhet fjalë për çështje sporti, krimi duhet të rrijë larg tij. Ai tha se do të vijojë detyrën e tij ne këtë klub sportiv.

Nëse ka pasur probleme me sportin, jam sqaruar. Ja lë në dorë organeve kompetente që të zbardhin ngjarjen. Nuk më tremb kjo ngjarje. Do vazhdoj me aktivitetin tim. Nëse është marrëdhënie me sportin, mendoj se njerëzit, çdo strukturë kriminale, duhet të rrijë larg sportit. Pasi ky qytet ka nevojë për shumë gjëra. Jam njeri i lirë dhe pas kësaj ngjarje”, tha Lici para kamerave.