Zhvatjet e institucioneve, Ministria e Drejtësisë në funksion të studios ligjore të zv-ministrit

714
Sigal

Që nga Shtatori 2020, në Ministrinë e Drejtësisë është shtuar një milioner i ri. Ai është Klajdi Karameta një nga zëvendës-Ministrat e Drejtësisë. Sipas cna.al, përveçse punon në Ministrinë e Drejtësisë, Karameta posedon edhe një studio ligjore, ku një pjesë të kuotave, të paktën siç deklaron ai, ia ka shitur bashkëjetueses Xhensila Kadi. Pra, thënë më qartë, përveçse bën punën e zëvendësministrit, nga ana tjetër punon edhe avokat, konsulent, apo përkthyes, duke ngritur kështu dyshime, se pozicionin që ka po e përdor edhe në favor të studios ligjore. Cna.al, rikujton se emërimi i tij në Ministrinë e Drejtësisë, është konsideruar si një lëvizje e papritur e Qeverisë, që u firmos nga numri dy i Ekzekutivit, Erion Braçe. Përveç se me studio ligjore, cna.al thotë se, Karameta ka hyrë në sistemin e drejtësisë me disa patundshmëri dhe tundshmëri si një shtëpi banimi në Tiranë me vlerë 73 800 euro, tokë, truall 450 metra katror në Korçë me vlerë 3 825 000 lekë, dy makina të tipit Mercedez Benz, që kanë kushtuar nga 7 000 euro dhe 15 000 euro. Ndër të tjera, Karameta deklaron edhe disa depozita bankare të majme me vlera si 34 405 euro, 4 900 euro, 49 956 32 lekë si dhe kriptmonedhë (Bitcoin, Ethereum), me vlerë 36 000 euro. Bashkëjetuesja e tij, Xhensila Kadi përveç të ardhurave si pedagoge në sistemin e drejtësisë, ajo deklaron edhe pasuri dhuratë. Ajo deklaron një makinë Peugeot me vlerë 7 250 euro dhe depozitë bankare me vlerë, 2 116 000 lekë, dhuruar nga prindërit.

Pasuria e deklaruar e Zv.Ministrit të Drejtësisë, Klajdo Karameta për vitin 2020:

-Shtëpi banimi 87.8 m2, në Tiranë, me vlerë 73 800 euro. Blerë me të ardhurat si avokat.
-Tokë truall, 450 m2 në Korçë, me vlerë 3 825 000 lekë, trashëgimi nga nëna.
-Makinë Mercedez Benz, me vlerë 7 000 euro, blerë me të ardhurat nga puna si ekspert
pranë GIZ.
-Makinë Mercedez Benz, me vlerë 15 000 euro, blerë me të ardhurat nga aktiviteti privat si konsulent i misionit Euralius.
-Depozitë bankare me vlerë, 34 405 euro, krijuar nga të ardhurat e subjektit deklarues.
-Depozitë bankare me vlerë 2 825 lekë, krijuar nga të ardhurat e subjektit deklarues.
-Depozitë bankare me vlerë 49 956 32 lekë, krijuar nga të ardhurat e subjektit deklarues.
-Llogari kursimi me vlerë 4 900 euro, krijuar nga të ardhurat e subjektit deklarues.
-Kriptmonedhë (BTC, ETH), me vlerë 36 000 euro, krijuar nga të ardhurat e subjektit deklarues.
-Depozitë bankare me vlerë 461 euro, krijuar nga aktiviteti tregtar si P.F, për të cilin është bërë kërkesë për ç’regjistrim.
-Depozitë bankare me vlerë 145 000, krijuar nga aktiviteti tregtar si P.F, për të cilin është bërë kërkesë për ç’regjistrim.
-Të ardhura trë subjektit deklarues si administrator i subjektit Inter Legal Albania, në shumën 359 640 lekë.
-Të ardhura të subjektit deklarues nga shitja e kuotave, të subjektit Inter Legal Albania, në shumën 100 000 lekë.

Pasuria e deklaruar nga bashkëjetuesja Xhensila Kadi:

-Makinë Peugeot me vlerë 7 250 euro, dhuruar nga prindërit.
-Depozitë bankare me vlerë, 2 116 000 lekë, dhuruar nga prindërit.
-Aksione në shoqërinë tregare, Inter Legal Albania, me vlerë 100 000 lekë.
-Të ardhura si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, 608 896 lekë.

/cna.al