Dekriminalizimi, Bylykbashi: Do kërkojmë ekspertë nga ‘Venecia’

435
Komisioni për Dekriminalizimin pritet të mblidhet nesër në orën 12:00. Ndërsa ishte parashikuar që kjo mbledhje të zhvillohej u shty me një ditë për shkak të angazhimit të anëtarit të këtij komisioni Taulant Balla në takimin e 8 ndërparlamentar Shqipëri-BE.
Burime nga komisioni thanë se në mbledhjen e së mërkurës parashikohet që Komisioni, i cili drejtohet nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ,të përcaktojë planin e punës si dhe të caktojë ekspertët të cilët do të ndjekin këtë proces ligjor.
Plani parashikohet të jetë i fokusuar në rekomandimet e deputetëve të komisionit, ndërsa pritet që në këtë mbledhje të kërkohet edhe ekspertiza e Komisionit të Venecias për procesin e dekriminalizimit.
Ndonëse demokratët në opozitë në Komisionet Parlmanetare kanë qëndruar vetëm minutat e para pasi kërkojnë dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit, pas akuzave të deputetit Tom Doshi si porositës për ekzekutimin e tij dhe të deputetit Mhill Fufi, mbledhja e komisionit të dekriminalzimit do të drjetohet nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.
Sigal