Andi Bushati e thotë troç: Basha shpëtoi kokën falë Ramës, u bë njësh me policinë e Sandër Kimikut

263
Sigal

Analisti Andi Bushati ka “shpërthyer” në akuza të ashpra ndaj Lulzim Bashës.

Ai u shpreh se Basha e shpëtoi kokën e tij falë Edi Ramës, ndërsa ka shtuar se kryetari i shkarkuar i PD ka detyrim të shpjegojë refrenin që përsërit prej 6 viteve për Policinë e Shtetit.

Sipas tij, policia është sjellë në protestën e 8 janarit njësoj si në çdo protestë tjetër, por tashmë që ishte në favor të Bashës ai mbylli gojën dhe i përgëzon.

“E shpëtoi kokën falë Edi Ramës. Pasi shpëtove kokën, a kishe detyrim të shpjegoje refrenin që ke 6 vjet që e përdor, policia e Sandër kimiku? Policia, me të drejtë i shpëtoi kokën, u soll njësoj si në çdo protestë tjetër. Basha në këtë moment mbylli sqepin dhe u bë njësh me policinë e Sandër Kimikut dhe Ardi Veliut. Kur policia rreh për llogarinë time, është e mirë, kur rreh për llogarinë e dikujt tjetër është e keqe, kjo është qesharake”, tha Bushati.