Këlliçi: U zbulua skenari i Ramës dhe Bashës për bashkëqeverisje

205
Sigal

Pjesëtari i grupit të Rithemelimit të krijuar nga Sali Berisha, Belind Këlliçi, tha mbrëmjen e sotme në një emision se nuk kanë ndërmend të ndalen.

Këlliçi shtoi se aksionin grupi i Rithemelimit do ta vijojë në bazë, duke nisur nga Shkodra, ku do të dëgjohen qytetarët dhe do të merren opinionet e tyre.

Sipas tij, 8 janari zbuloi skenarin e Ramës dhe Bashës për bashkëqeverisje.

Nuk jemi tërhequr, pas datës 8 janar ka pasur kërkesa që të rikthehet aksioni dhe në bazë dhe të nisim një tur takimesh në rang qarqesh dhe të rilidhet kontakti me bazën për të mirëplanifikuar një aksion tjetër. Nuk kemi të bëjmë më me Bashën, por me Edi Ramën dhe policinë e Shtetit. Ky aksion nuk ka dështuar.

Rama mban me dhunë të bunkerizuar brenda PD-së Bashën, këtë e di gjithë Shqipëria. Unë mendoj që po bëjmë atë që duhet të bëjë një parti politike, të takohet me bazën të rrijë afër anëtarësisë.

Sot është i qartë skenari i bashkëqeverisjes. Do nisim një tur diskutimi, do shkojmë në bastionin e vetëm që ka ngelur, në Shkodër. Aty do nisim me marrjen e opinioneve. Do nxjerrim nga zyra uzurpatorin e selisë. Këtë thamë dhe në 8 janar por e pranoj që nuk e arritëm”, tha Këlliçi.