Zjarri në pyllin e Semanit, ish-deputeti publikon videot: Institucionet përgjegjëse reaguan me vonesë

309
Sigal

Një sipërfaqe e madhe me pisha është përfshirë nga flakët në Seman të Fierit, gjatë ditës së djeshme.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish-deputeti i PD Luan Baçi, i cili shkruan se flakët po përparojnë me shpejtësi, duke përpirë sipërfaqe të tëra dhe duke mos kursyer asgjë që i del përpara.

Sipas ish-deputetit reagimi i institucioneve ka qenë i vaktët dhe i vonuar.

Ndër të tjera Baçi i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet për gjetjen e shkaktareve të kësaj zjarrvënie.

Postinmi i plotë:

Vazhdon djegia e pyllit ne Seman te Fierit

Pylli i Semanit ne Fier vazhdon te digjet dhe flaket po perparojne me shpejtesi, duke perpire siperfaqe te tera dhe duke mos kursyer asgje qe i del perpara.

Reagimi i vaket dhe me shume vonese i institucioneve pergjegjegjese, tashme ja ka lene vendin, lenies ne meshiren e fatit dhe mos vazhdimin e punes per te bere te mundur, ndalimin, mosperhapjen dhe shuarjen e zjarrit.

Prokuroria duhet te nise hetimet, policia duhet te jete ne krye te detyres dhe cdo institucion duhet te angazhohet, ne pergjegjesine e vet, per gjetjen e shkaktareve te kesaj zjarrvenie, qe ne shume raste, behen edhe te qellimshme.

Mosreagimi i shtetit, i institucioneve perkatese, per gjetjen e shkaqeve te kesaj zjarrvenje, gjetjen e autoreve, dhe per me shume, ndalimin dhe shuarjen e flakeve, qe po perparojne frikshem dhe paralajmerojne per deme te medha, i ben keta te fundit po kaq fajtor dhe i ngarkon me pergjegjesi ligjiore.

P.S. Video e publikuar me poshte eshte e realizuar nga banore te zones, per rrethe, dhe e ketyre momenteve.

Ata bejne apel, per pergjegjshmeri, te shtetit dhe nderhyrje me me shume forca, mjete, mposhtjen e flakeve dhe venien para pergjegjesise te shkaktareve te kesaj zjarrvenie dhe te atyre qe po behen bashkefajtore, ne keqmenaxhimin e saj