Agron Shehaj: Porti i Vlorës, “kurban” për oligarkët e qeverisë

297
Sigal

Kryeministri po prish portin e mallrave në Vlorë sepse tokën ku ndodhet porti do t’ia falë ortakëve të tij

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka denoncuar një aferë korruptive, që sipas tij po ndodh në Vlorë. Bëhet fjalë për koncesionin e portit, pas të cilit, sipas zërave qëndron biznesmeni Samir Mane. “Mandati i tretë i Edi Ramës po nis ashtu siç përfunduan dy të parët. Me koncesione për klientët e qeverisë, që paguhen shtrenjtë nga qytetarët dhe tjetërsim të pronës publike. Afera e radhës është në Vlorë, përmes një skeme absurde, pa llogjikë ekonomike dhe qartazi korruptive.Qeveria po prish portin e mallrave në Vlorë sepse tokën ku ndodhet porti do t’ia falë ortakëve të Kryeministrit për të ndërtuar aty kulla dhe një port turistik jahtesh.

Por meqë porti i mallrave po prishet, qeveria do ta ndërtojë me koncesion duke e zhvendosur në zonën e Triportit.  Por sa do paguajnë qytetarët shqiptarë për këtë aferë të qeverisë? E para koncesionarëve të portit turistik do t’u jepet 50 mijë metër tokë shtetërore FALAS në vendin ku sot është porti tregtar. E dyta, qytetarët shqiptarë do të paguajnë nje vlere e parashikuar prej 60 milionë euro për të ndërtuar portin e ri tregtar në Triport.Pra privatët do të ndërtojnë kulla dhe portin turistik mbi tokë të falur publike në një nga vendet më të mira të Vlorës dhe do fitojnë para. Ndërsa qytetarët shqiptarë do të paguajnë perreth 60 milionë euro për ndërtimin me koncesion të portit të ri të mallrave në zonën e Triportit”, shkruan ndwr tw tjera Shehaj.