Transparencë urgjente për fondet e tërmetit dhe pandemisë! Investime shumë korruptive!
Miliarda euro janë shpenzuar nga qeveria e rilindjes me tendera sekret, apo pa garë për Tërmetin dhe Pandeminë! Një korrupsion galopant për Shqipërinë!
FMN, në deklaratën e fundit e Bordit të Drejtorëve i bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të publikojnë kontratat e prokurimit publik që kanë të bëjnë me pandeminë dhe shpenzimet për rikuperimin e tërmetit, emrat e kompanive që kanë fituar kontratat dhe pronarët e tyre përfitues.
FMN, gjithashtu vuri në dukje se qeveria duhet të minimizojë ndryshimin e buxhetit me akt normativ në mënyrë që të ruajë besueshmërinë fiskale.
FMN i ka kërkuar qeverisë shqiptare në të gjitha misionet që të bëjë transparentë përdorimin e fondeve për këto dy ngjarje, Tërmet dhe Pandemi!.
FMN gjithashtu nxiti Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe ente të tjera audituese të ushtronin inspektime mbi përdorimin e fondeve të tërmetit dhe më pas raportet t’i bënin transparente.
Dhe sot pas 4 vitesh nga tërmeti jepen miliona euro për rindërtimin nga tërmeti, dhe miliona euro për Pandeminë edhe pse ka ikur pandemia!



















