Paloka: Rama shkelësi i parë i ligjit për zgjedhjet lokale 2015

491
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, në një dalje publike para mediave, pohoi se Rama ndryshoi qendrën e votimin vetëm 5 ditë para zgjedhjeve.Paloka shprehet se kryeministri Rama është shkelësi i parë i ligjit për kodin zgjedhor për ‘Lokalet 2015’. 
“Rama është shkelësi i parë i ligjit për zgjedhën, se ndërroi para 5 ditësh qendrën e tij të votimit. Duke shkelur me vetëdije të plotë, Rama ka paraqitur kërkesën e tij pranë sarajeve në Surrel vetëm 5 ditë para zgjedhjeve. Ne kemi siguruar kërkesën e Ramës. Më datën 16/06/2015 është bërë kjo gjë. Kodi zgjedhor thotë se ndryshimi i qendrës së votimit bëhet kur ka pasaktësi apo nuk i gjendet emri.”, deklaroi Paloka.
Sigal