Lufta ndaj krimit, Komisioni ligjeve miraton marrëveshjen me SHBA-në

503
Komisioni i Ligjeve, ka miratuar sot me vota unanime marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën kundër narkotikëve. I pranishëm në këtë komision ka qenë edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili gjatë fjalës së tij, u shpreh se kjo marrëveshje është thelbësore në luftën ndaj krimit. 
“Qeveria Shqiptare e ka prioritet të saj luftën ndaj krimit, trafikimit të lëndëve narkotike…etj. Në këtë kuadër, qeveria Shqiptare ka bërë një sërë marrëveshje dhe mardhëniet me partnerët e huaj ka qenë dhe është e shkëlqyer. Sot, kjo marrëveshja me SHBA-të, që po diskutohet në kryesinë e kuvendit është kyçe dhe hap themelor në luftën ndaj krimit”, thaTahiri.
Gjatë diskutimeve për marrëveshjen në fjalë, Deputet i Partisë Demokratike, Eduard Halimi u shpreh se kjo marrëveshje jo vetëm ndihmon në luftën e vendit tonë ndaj krimit, por dhe intensifikon mardhëniet me partnerët e huaj. Ai tha se SHBA për këtë marrëveshje ka investuar rreth 7 milion dollar.

Marrëveshja e miratuar sot në Komisionin e Ligjeve është mjaft e rëndësishme për vendin tonë. Kjo marrëveshje do i japi mundësi vendit tonë të fuqizojë potencialet e saj në luftën ndaj prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Sigal