Afrovita Dhimojani: Terror në Himarë!

166
Sigal

Shteti policor dhe pushteti vendor që ndjen humbjen e thelle pas 2 ditësh, dje në darkë pas mesnate në qendër të Himarës efektivë civil të urdhëruar me direktiva të sakta, shoqërojnë me forcë kandidatin e Koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ z. Fredi Beleri dhe stafin e tij.

Gjuha e urrejtjes dhe denigrimit që ka më shumë se një javë që përdoret nga pushteti, po trazon qetësinë dhe harmoninë e qytetarëve të Himarës, duke krijuar skenare imagjinare me qëllim përçarjen e komunitetit duke luajtur kartat e nacionalizmit.

Sot nuk po flasim për Fredi Belerin sot po flasim për të gjithë ne, në vend të tij mund të ishte kushdoqoftë. Arrestimi në mesnatë i një kandidati për Kryetar Bashkie, dy ditë para ditës së zgjedhjeve dhe mbas kaq ditësh presioni mbi nivel politik, ngrë shumë pikëpyetje mbi bazën dhe arsyen e arrestimit.! Ju bej thirrje gjithë instancave përkatëse shtetërore, partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe në veçanti, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kthejnë vëmendje makximale në procesin zgjedhor dhe mbarëvajtjen e tij, si dhe rrezikimin e minimit të demokracisë! U bëj thirje çdo qytetari, të gjithë Himarës dhe fshatrave të saj, brënda dhe jashtë vëndit të vijnë të Dielën dhe të përmbushin detyrën e tyre qytetare duke VOTUAR Kandidatin tonë Φρέντης Μπελέρης – Fredi Beleris dhe kolacionin për Këshillin Bashkiak. ‘Bashkë Fitojmë’ NR.1 Dita e zgjedhjeve është ditë feste për demokracinë, dhe është turp për këdo që për hir të pushtetit dhe karriges, të dojë të shkaktojë ankth dhe terror te qyterarët!