Vladimir Lulaj: Është koha që Kreu i Shtetit të zgjidhet nga populli

 

“Propozoj të ndalet precedenti i pranimit të neodiktaturës personale tē kryeministrit jollogaridhënës”

 

NOA

Presidentin nuk e propozon Kryemistri, atë e zgjedhin deputetët, por të tillë s’ka Shqipëria

Grupi politik parlamentar i Partisē Socialiste ka propozuar kandidatin për president të Republikës. Lind pyetja ftilluese:- Përse nuk zbatohet procedura kushtetuese për propozimin transparent të kandidaturave për postin vakant tē Kryetarit të Shtetit?

Fillimisht 20 deputetë propozojnë një kandidat konkurues për postin vakant të Presidentit të Republikës. Gjithashtu 20 deputetë të tjerë firmosin propozimin për një kandidat tjetēr ndryshe.

  1. Presidenti i Republikës, (ndryshe nga kryeministri, që është nomenklaturë e Partisë Politike, që ka fituar pushtetin e deleguar politik për qeverisjen e vendit,) ose Kryetari i Shtetit, është nomenklaturē e pushtetit të pavarur shtetēror legjislativë, që përbëhet nga antarët e Parlamentit, ose Deputetët e Popullit, që zgjidhen drejtpërdrejt nga shoqëria civile në zona elektorale njëemërore, sipas sistemit maxhoritar. Në Shqipëri, qysh në 21 prill 2008, është bërë puçi antikushtetues, i firmosur nga despotët antipopull Sali Berisha – Edvin Rama, për ndryshimin e Kushtetutës të miratuar me referendum popullor mé 21 tetor 2008, pa respektuar standartin e ndryshimit vetëm me referendum popullor. Ky komplot antikushtetues vijoi me tablonë e dytë, duke u dhënë tagër kushtetuese kryetarëve të partive politike për té emëruar me lista të mbyllura deputetēt partiakë. Kësisoj u lejua që pushteti i përkohshëm politik partiak të “pushtonte..” pushtetin e pavarur shtetëror vendimarrës legjislativ..; të fuqizohej roli i kryeministrit politik jollogaridhënës, të cilit iu dha de facto kompetenca e “fyhrerit..”, ose kryetarit superligjor të shtetit, i barabitur me kryeministrin “mbret pa kurorë..”, ose me mbretin “diell..”, ose perëndi, sic ishte në Mbretërinë e Francës në vitin 1655 mbreti Luigji i 14-të, që deklaronte veten si ” Mbreti Diell”.., pra si Perëndi, ose të barabartë me mbarë Shtetin. Shqipëria ndodhet aktualisht brenda mentalitetit feodalesk të kryeministrit – shtet, pra jemi në kuintat politike të teatrit të shtetit injorant partiak të shekullit të 17-të, ku rolin e “Perëndisë Diell” e luan një dyadē profane nga pikëpamja filozofike, juridike dhe politike, siç është e tillë dyada antimokratike Rama-Berisha, që është përgjegjëse për fetishizimin e shtetit partiak dhe moskultivimin e sistemit të Shtetit ende të munguar Juridik në Shqipëri, si dhe pengimin e zhvillimit të alternativës së Mirëqënies së Përgjithshme të Popullit, që duhet të sundohet nga Sovrani Ligj dhe jo nga kryeministri politik egocentrist, jollogaridhënë, narcist dhe delirant, që vuan nga sidroma e kryeministrit mbret pa kurorë, tiran, arrogant dhe sundimtar antiligjor i Sovranit Popull. Dyada destruktive Edvin Rama – Sali Berisha, ka ndryshuar kushtetutën e 21 Tetorit 1998, duke dobësuar më tej rolin e Kryetarit të Shtetit, duke e shndërruar Presidentin e Shqipërisë në një “kukull.” të kryeministrit politik jollogaridhënës dhe diktator e sundimtar të Republikës, ku nuk ekzistojnë pushtetet e pavarur shtetërorë ekzekutivē, legjislativē dhe gjyqËsor, por dëgjohet vetëm “pordha..” delirante e kryeministrit neodiktator dhe aspak llogaridhënës, me emrin Edvin Rama, i cili mendon se mund ta sundojë Shqipërinë sikur të ishte Luigji i 14-të i Francës së vitit 1655. Faktori i jashtëm ndërkombëtar ka lejuar që në Shqipëri të vazhdojë të eksperimentohet sistemi politik i Shtetit të sunduar nga një kryeministër dictator, i cili sundohet nga energjia negative antipopullore.

Duke përdorur demagogji e frazeologji boshe, me “lulka” dekorative, që nuk kanë atmosferë demokracie dhe asnjë lidhje me stinën ende të munguar të Shtetit Juridik, dyada Edvin Rama, së bashku me “non gratën” Sali Berisha, kanë dobësuar rolin e institucionit të Kryetarit të Shtetit, duke e “kalkuluar..” até në përputhje me interesat pragmatiste të nomenklaturës politike të shtetit partiak destruktiv dhe antipopullor. Në këtë kuadër kanë ndryshuar procedurën e zgjedhjes së Presidentit me votë të pacilësuar në raundin e katërt dhe të pestë çfarë nënkupton se Presidenti do jetē jo nomenklaturë e pushtetit të pavarur shtetëror legjislativ, por një kulisë delirante e pushtetit personal të kryeministrit egocentrist, superligjor, që nuk jep llogari dhe as kontrollohet nga Shteti Juridik i Sovranit Popull, por de facto e sundon të gjithë Shqipërinë neofeudaleske, ku nuk sundon ligji mbret.., por Rama i Parë, që sillet njëlloj si Luigji i 14-të i Mbretërisë feodaleske të Francës së vitit 1655. Vihet re qartasi se, pas marrëveshjes antikombëtare, antikushtetuese, antishtetërore, antikombëtare, antidemokratike dhe antipopullore të firmosur më 21 prill 2008 nga dyada destruktive Sali Berisha – Edvin Rama, vijoi zbatimi i skenarit për të kontrolluar institucionin e Presidentit, duke shmangur zgjidhjen e Kryetarit tē Shtetit me votat e cilēsuara të 84 Deputetëve tē Popullit.  Ky dobësim i rolit të Presidentit të Republikës, duke e “degjeneruar .” zgjedhjen e Tij me vetëm 71 anëtarë të Parlamentit Politik, ka forcuar pozitat e shtetit partiak superligjor, si dhe fetishizuar diktaturën politike personale të kryeministrit “pronar” të shtetit që nuk sundohet nga Sovrani Ligj. Të gjitha Kushtetutat e shteteve demokratike, atje ku kultivohet vërtet koncepti i Republikēs së garantuar nga principi i sundimit të Shtetit Juridik nga Sovrani Ligj, kastile, pra me paramendim të qartë racional, kanë parashikuar zgjedhjen e Presidentit të Republikës me vota të cilësuara: në të kundërtën “shpërndahet parlamenti..” dhe kalohet në zgjedhje të reja parlamentare. Por dyada destruktive Berisha – Rama, nuk kanë qenë dhe nuk janë dakort që Presidenti i Republikës të zgjidhet nga deputetët e zgjedhur drejtpërdrejt nga Shoqëria Civile në 100 zona njëemërore sipas sistemit elektoral maxhoritar me 100 zona njëemërore, sepse kështu nuk do të ishin në gjendje të kontrollonin pushtetin e pavarur shtetëror legjislativ, që buron sipas verdiktit të Sovranit Popull..; ndaj më 21 prill 2008 firmosën marrëveshjen antikushtetuese, duke bërë ndryshimin pa referendum popullor të Kushtetutës së miratuar me referendum popullor më 21 tetor 1998. Pas këtij hapi antikushtetutës, duke ndryshuar brenda gjysëm ore 11 nene themeltare të Kushtetutës së dekretuar nga Presidenti Rexhep Mejdani mē 28 Nëntor 1998, ndryshuan sistemin elektoral maxhoritar me zona njëemërore, duke e zevendësuar atë me sistemin elektoral proporcional rajonal D’Hond, ku tagëra “kushtetuese” me përmbajtje antikushtetuese, për të emëruar deputetët ‘me lista të mbyllura’ iu dha kryetarëve strategjikisht injorantë, delirantë dhe me prirje diktatorialiste. Si rrjedhojë, prej qershorit 2008 deri më sot, kur është data 4 qershor 2022, Populli Shqiptar nuk ka qenë në gjendje të zgjedhë drejtpërdrejt asnjë deputet të tij, por heshturazi ka pranuar, për turp e faqe të zezë, që pushteti i pavarur shtetëror legjislativ të pushtohet nga pushtetet e deleguar të përkohshëm politikë partiakë jollogaridhënës, që nga “shërbëtorë të shoqërisë civile” janë shndërruar në sundimtarë superligjorë dhe diktatorë skllavopronarë, ose “pronarë jollogaridhënës” ndaj Sovranit të Përgjumur Popull, që pranon sundimin politik destruktiv dhe jo udhëheqjen e Shtetit nga pushtetet e pavarur shtetērorë, që duhet të sundohen nga Sovrani Ligj dhe jo nga neodiktatura superligjore dhe jollogaridhënëse e partive shtet.

 “Pushtetarët nuk kanë qenë dhe nuk janë dakort që Presidenti i Republikës të zgjidhet nga Deputetët e zgjedhur drejtpërdrejt nga Shoqëria Civile, sepse kështu nuk do të ishin në gjendje të kontrollonin pushtetin e pavarur shtetëror legjislativ”

 

  1. Propozoj që:
  2. Të ndalet precedenti i pranimit të neodiktaturës personale tē kryeministrit jollogaridhënës.
  3. Presidenti, në mënyrë kategorike, të zgjidhet vetëm me vota të cilësuara; ndryshe urgjentisht të shpërndahet parlamenti i sëmurë partiak dhe të kalohet në zgjedhje të parakohëshme elektorale.
  4. Të rikthehet sistemi elektoral maxhoritar me zona njëemërore, për t’i dhënë mundësi shoqërisë civile shqiptare të zgjedhë drejtpërdrejt 100 Deputetë të Popullit, të cilët nuk do jenë antarë të asnjë force politike partiake.
  5. Krahas sistemit elektoral maxhoritar me zona njëemërore të ekzistojë edhe sistemi elektoral proporcional kombëtar, që t’i jepet mundësia shoqërisë civile për të shprehur dhe deleguar me verdiktin e saj elektoral vullnetin lidhur me pushtetin e përkohshëm politik, të ndarë në pozitë dhe opozitë. ; ku pozita ka të drejtën e, krijimit të qeverisë, pas fitimit të 50.01% të votave të vlefshme të sensit të përgjithshëm electoral, kurse opozita krijon “qeverinë hije me nomenklaturë të kufizuar..”.
  6. Për të përfaqësuar pushtetin e deleguar të përkohshëm politik pranë Parlamentit funksionon aneksi i deputetëve të partive parlamentare.
  7. Tē Konsiderohet parti politike parlamentare forca politike që ka fituar minimumi 2.5% të sensit të përgjithshëm elektoral.
  8. Të marra së bashku, të gjitha partitë politike parlamentare përfaqqsohen me gjithsej 40 deputetë.
  9. Për të “mbrojtur..” alternativën e vet qeverisëse, pozita, përputhur me rezultatin zgjedhor, ka të drejtë të përfaqësohet në “aneksin” politik të pushtetit të pavarur shtetëror legislativ, ose në Kuvendin Popullor të Shqipërisë, me gjithsej minimumi 21 deputetë politikë; partiakë, kurse opozita me maksimumi 18 deputetë partiakë.
  10. Deputetët partiakë janë thjesht nomenklaturë e forumeve dhe organeve vendimarrëse të partive përkatëse politike parlamentare.
  11. Kryeministri i vendit nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga verdikti elektoral i shoqërisë civile, por është nomenklaturë e pushtetit të deleguar politik, që ka fituar zgjedhjet.Pra, thënë rrudhtazi, është nomenklaturë e forumeve dhe organeve vendimarrëse të partisë së vetme, ose koalicionit politik që qeveris vendin.
  12. Pushteti i përkohshëm politik qeverisës nënkupton administratën politike të deleguar sipas verdiktit elektoral të shoqërisë civile sbqiptare brenda strukturave institucionale të pushtetit tē pavarur shtetëror ekzekutiv.
  13. Deputetët e Popullit janë gjithsej vetëm 100 intelektualë vizionarë të zgjedhur sipas sistemit elektoral maxhoritar me zona njëemërore. Ata janë antarë të Shtetit Juridik Kombëtar dhe të vetmit përfaqësues të interesave sublime të Sovranit Popull. Si të tillē organizohen në grupe parlamentarë bazë qarku. Sa qarqe ka Shqipëria, aq grupe parlamentarë ka, ose do ketë pushteti i pavarur shtetëror legjislativ.
  14. Deputetét e zgjedhur drejtpërdrejt nga Populli nuk janë antarë të partive politike.
  15. Kryeministri është përfaqësues i pushtetit të deleguar tē përkohshëm politik. Pra konceptualisht nuk është deputet i popullit, por deputet politik përfaqësues i qeverisjes së vendit. Si i tillë nuk ka tagër të emërojë, ose delegojë deputetët e Popullit dhe as kompetencë për të marrë pjesë në propozimin dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës, i cili, nëse nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga Populli, është nomenklaturë e pushtetit të pavarur shtetëror legjislativ. Pra zgjidhet dhe shkarkohet me votat e 3/4 të gjithë deputetëve të zgjedhur drejtpërdrejt nga Sovrani Popull.
  16. Na duhet një President që nuk zgjidhet nga pushtetet e përkohshëm politik, as nga kryeministri politik superligjor dhe jo llogaridhënës me emrin Edvin Rama, por nga shumica e cilësuar e deputetëve të zgjedhur drejtpërdrejt nga Sovrani Popull.

Me respekt atdhetar dhe patriotik për gjithë shqiptarët mendjehapur, që duan demokracinë reale dhe jo neodiktaturën e shtetit ekzistues partiak antipopullor.

Vladimir Lulaj, kryetar i shoqatës “Flamuri i Kombit”, Vlorë, më 4 Qershor 2022.